Tiranë, 24 qershor NOA - Antidroga e policisë së Tiranës ka sekuestruar rreth 4 kilogram hashash ndërsa ka çuar në qeli dy studentë dhe një punonjës policie.
Burime zyrtare nga policia thanë se gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke u gdhirë dita e sotme specialistët e seksionit të Luftës Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës organizuan një operacion koduar "Kursanti" i cili u finalizua me arrestimin e tre personave të akuzuar për veprat penale të "Prodhimit dhe shitje të narkotikëve", dhe "Kultivimit të bimëve narkotike".
Julian Plaka, 21-vjeç, student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Vlorë, Ardit Hoxha, 21- vjeç, student në Fakultetin e Infermierisë Tiranë dhe Shkëlzen Kërcuku, 23-vjeç, lindur punonjës policie Kursant janë tre të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Â Sipas policisë në afërsi të kryqëzimit të farmacisë Nr.10 në Tiranë, Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, janë ndaluar nga policia ku pas një kontrolli të ushtruar ju gjetën me vete një çantë ku brenda saj ndodhej një sasi bime e dyshuar narkotike, e cila ishte e paketuar dhe me peshë 3 kilogram e 444 gram.
Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku akomodohej pranë godinave të Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, studenti Shkëlzen Kërcuku, ju gjend edhe sasia prej 478.6 gramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva.
U kryen veprimet proçeduriale, dhe në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi sasinë prej 3 kilogram e 919 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Canabis Sativa", një pistoletë, një palë pranga, 4 telefona celularë, 1 armë e ftohtë thikë, si dhe 7 karta të kompanive të ndryshme. Aktualisht vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të hetuar më tej mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari apo asete të përfituara.
k.k/NOA