English

I përkëdhelur nga fati, fiton dy herë në lotari vetëm ... brenda një jave

Georgia, 24 qershor, NOA - Brenda një jave, fiton dy herë në lotari. Kot nuk i thonë që nëse fati të troket, të mbetet vetëm t'i hapësh derën.

Kjo i ka ndodhur në fakt edhe një zdrukthëtar 62-vjeçar nga Augusta në shtetin amerikan Georgia, kur brenda një jave të vetme ka fituar dy herë në lotari.

Pyetjes e përse kishte vendosur të luante sërish pasi kishte fituar njëherë, ai i është përgjigjur me komentin se ka luajtur sepse e ka ndier veten të lumtur, e tani po ndihet edhe më i lumtur.

Earl Fritz ka fituar të hënën shpërblimin kryesor prej 777.777 dollarësh në lotarinë e çastit të Georgia "Super Lucky 7's", derisa javën e kaluar ka fituar 1.000 dollarë në lotarinë e çastit "Extreme Green".

n.e/NOA

KOMENTE