Pogradec, 24 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë mundur të realizojnë kapjen në flagrancë dhe ndalimin e 23-vjeçarit Erlon Maxhari, banues në qytetin e Pogradecit.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person ishte shpallur në kërkim nga ana e komisariatit të Pogradecit, pasi ndaj tij përmes vendimit nr.29 të datës 22.06.2009 të Gjykatës së Pogradecit, është caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Bëhet fjalë për një vjedhje të ndodhur dy javë më parë në qytetin e Pogradecit.
n.e/NOA