English

Obama thyen heshtjen për Iranin, dënon veprimet e qeverisë ndaj demonstruesve

Uashington, 24 qershor, NOA - Gjatë gjithë këtyre ditëve të nxehta protestash në Iran, presidenti Obama ka kërkuar që të jetë sa më i kujdesshëm lidhur me deklaratat rreth tyre, por në konferencën e tij të fundit për shtyp, ai ka reaguar duke dënuar ato që i cilësoi si veprime të padrejta të qeverisë iraniane ndaj demonstruesve politikë.

Ai deklaroi madje edhe se ka pikëpyetje të mëdha në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale në Iran.

Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar ndjehen të tmerruar dhe të zemëruar nga rrahjet dhe arrestimet e protestuesve në Iran.

"Shtetet e Bashkuara nuk po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Iranit, por se e dënojnë dhunën", tha ai.

Duke shtuar edhe njëherë faktin që e ka vënë në dukje se vëzhguesit ndërkombëtarë nuk ishin të pranishëm në zgjedhjet e 12 qershorit, prandaj nuk mund të dihet se çfarë ka ndodhur në qendrat e votimit.

Megjithatë, ai tha se një pjesë e mirë e popullsisë mendon se zgjedhjet ishin të paligjshme.Â

n.e/NOA

KOMENTE