English

Presidentët Topi, Sejdiu, Ivanov dhe Vujanoviç në një zë: Të bashkëpunojmë për integrimin në BE

Vlorë, 24 qershor, NOA - Presidentët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë konfirmuar në një zë dëshirën dhe vullnetin politik për bashkëpunim mes tyre në emër të integrimit euro-atlantik të vendeve të tyre.

Integrimi drejt strukturave evropiane dhe konsolidimi i raporteve mes këtyre vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor, ka qenë edhe kryefjala e secilit prej këtyre kryetarë shtetesh në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan pas takimit në Vlorë, i organizuar nga presidenti shqiptar, Bamir Topi.

"Në këtë takim, trajtuam tema për situatën dhe sigurinë në rajon, për kontrollin e krimeve të detit, patjetër dhe për një klimë atraktive për të gjithë investitorët që vijnë në rajonin tonë", është shprehur Topi lidhur me një fakt të tillë.

Ai tha se gjatë këtij takimi me presidentët e vendeve fqinjë të Shqipërisë, shprehu mendimin që vendet e Bashkimit Evropian do të na vlerësojnë më shumë nëse ne do të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.

"Vlerësova se që nga karta e Adriatikut 3, ne kemi arritur në kartën e Adriatik 5, duke shprehur dëshirën që atë që arriti Shqipëria dhe Kroacia me futjen në NATO, ta arrijnëe dhe vendet e tjera", tha ndër të tjera presidenti shqiptar.

Nga ana tjetër, ai theksoi se 4 presidentët kanë dalë me një përfundim të përbashkët nga ky takim, që nga terminologjia e përgjithshme, të dilet edhe me fakte konkrete.

"Nuk është e rastit që brenda një muaji ne të takohemi disa herë me njëri-tjetrin, çka do të thotë se ka një diferencë në lidhje me raportet që kanë qenë dikur mes nesh. Â Shpreh dëshirën që ky takim të pasohet edhe me të tjera", e përfundoi fjalën e tij Topi.

Â

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Nga ana e tij, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi se në këtë takim pati  mundësinë për komunikime më të mirat të mundshme me përfaqësuesin maqedonas, atë malazez dhe shqiptar.

"Qyterarët tanë lëvizin lirisht dhe janë shtete që e njohin njëra-tjetrën dhe janë shtete që aspirojnë të ecin në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik", tha ai.

Duke shtuar se "vlerëson lart anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe shprehjen e kandidatirës për t'u futur në BE dhe vlerëson ecurinë dhe përpjekjeve të Maqedonisë dhe Malit të Zi në projekte integruese".

"Duam nuk duam, rajoni nuk mund të mbetet i paplotësuar edhe me hartën e procesit të ri integrues", tha ndër të tjera Sejdiu.

"Unë shpreha konsideratën për njohjen që i kanë bërë Kosovës shtet vendet fqinje dhe ky është një kapitull i ri në marrëdhëniet tona. Jemi në kohë të mirë të vullnetit të mirë dhe punës së mirë që po bëhet mes nesh", tha më pas ai.

Â

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov

Nga ana e tij, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, u shpreh se në këtë takim u konstatua se qëllimet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

"Shpreh përgëzimet për Shqipërinë për futjen në NATO dhe Maqedonia shpreh mbështetjen edhe për ndihmë ndaj të tjerëve në rajon që të anëtarësohen", tha ai.

Më pas, kreu i shtetit maqedonas deklaroi se tashmë në rajon po vendosen raporte të njëjta dhe se ai po bëhet kompatibël e po dërgon mesazhe të mira jashtë tij.

"Jemi dëshmitarë sesi po i kalojmë paragjykimet e krijuara ndaj nesh në një periudhë kaq të shkurtër, dëshmi për këtë është edhe migrimi i ndodhur gjatë periudhave turistike mes qytetarëve të vendeve tona. Përgjegjësia jonë është që të përmirësojmë infrastrukturën e përbashkët në rajon dhe shtimit të shkëmbimit të mallrave dhe shkëmbimeve dhe të nxisim bashkëpunimin me interesa të ndërsjella", shtoi Ivanov.

Duke përfunduar se "komunikimi ynë është një sinjal se ne i kemi kapërcyer pengesat që kemi patur në të kaluarën dhe se është momenti për ta parë këtë pjesë të Ballkanit si pjesë të rajonit dhe të Evropës".

Â

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç

Sipas presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, nisma e tubimit në Vlorë të 4 presidentëve rajonalë, falë presidentit të Shqipërisë, ka shërbyer që të afirmohet bashkëpunimi mes vendeve tona. Â

"Kemi konstatuar se kemi qëllime të përbashkëta evropiane dhe kemi shprehur gatishmërinë për të treguar përvojat tona në mënyrë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin drejt procesit të integrimeve në NATO dhe Bashkimin Evropian", u shpreh ai.

Më pas, ka shtuar se "nuk ka një Evropë pa një Ballkan Perëndimor të integruar brenda saj".

"Ne u kemi thënë artyre se edhe ne duhet të integrohemi brenda BE-së", tha ndër të tjera Vujanoviç.

"T'i nxisim këto marrdhënie dhe ky është mesazhi më i mirë, veçanërisht në fushën e ekonomisë", përfundoi më pas ai.

n.e/NOA

KOMENTE