Tiranë, 24 qershor NOA - Anëtarja e kryesisë së Partisë Socialiste, Lindita Nikolli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka përshëndetur fjalën e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri për zgjedhje të lira.
"Zgjedhjet e 28 qershorit janë të një rëndësie historike për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Partia Socialiste e përshëndet deklaratën e Ambasadorit Amerikan John Ëithers dhe vlerëson të drejtën e çdo shqiptari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të ndershme, si përcaktuese për të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë" tha Nikolli.
"Rëndësia e zgjedhjeve të 28 qershorit është aq e madhe, sa askush, asnjë subjekt politik e asnjë individ, nuk do të lejohet të ushtrojë presion mbi votuesit apo të manipulojë rezultatin.
Partia Socialiste dëshiron t'u kujtojë të gjithë votuesve shqiptarë se askush nuk mund të ushtrojë presion mbi ju për të votuar për një parti të caktuar, dhe askush nuk mund t'ju kërkojë prova për votën dhe zgjedhjen tuaj. Akte të tilla janë të jashtëligjshme, duhet të raportohen dhe do të raportohen" shtoi më tej anëtarja e kryesisë së PS-së.
Sipas saj të gjithë ata që do të tentojnë të ushtrojnë presion mbi votuesit, do të dështojnë dhe në 29 qershor do të përballen me ligjin.
"Partia Socialiste është plotësisht e përgatitur për të ruajtur çdo votë. Ne po vëzhgojmë më shumë kujdes dhe mbarë bota ka drejtuar sytë nga ne.
Ne i bëjmë thirrje çdo partie politike dhe çdo votuesi të tregojë se Shqipëria është gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europia." Përfundoi Nikolli.
k.k/NOA