English

Vret veten 22-vjeçari, policia dyshon për një zhgënjim dashurie

Elbasan, 24 qershor NOA - Vret veten me pistoletë një 22-vjeçar, policia hedh disa pista hetimit.

Kastriot Meci 22-vjeç banues në Komunah të komunës Mollas në Elbasan u vetëvra dje në Â banesën e tij.

Mësohet se ai është mbyllur në dhome dhe ka qëlluar veten me një pistoletë e cila ende nuk dihet sesi ka rënë në duart e të riut.

Kanë qenë familjarët të cilët sapo dëgjuan krismën e pistoletës u drejtuan me shpejtësi për nga dhoma dhe duke shqyer derën mundën të hynin brenda.

Ata janë tmerruar kur kanë parë të gjakosur trupin e 22-vjeçarit të dergjej në mes të dhomës ndërsa pranë tij gjendej pistoleta.

Ka qenë e kotë ndihma mjekësore pasi djali kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se janë marrë në pyetje familjarët e të ndjerit, ndërsa po hetohen disa pista.

Depresioni si dhe një zhgënjim dashurie janë dy pistat kryesore për të cilat po heton policia në lidhje më vetëvrasjen e 22-vjeçarit Meci.

k.k/NOA

KOMENTE