Tiranë, 25 qershor NOA - Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në një intervistë që transmetoi mbrëmë televizioni Ora, për herë të parë ka folur gjatë dhe me detaje për atë se çfarë do të bëjë ai pas zgjedhjeve, nëse i humb ato.
Berisha flet për një kapërcim të qetë pushtetesh dhe për plane konkrete në jetën private familjare, gjithnjë nëse nuk votohet nga shqiptarët për një mandat të dytë qeverisës.
Kryeministri thekson se ai pranon verdiktin, duke shtuar se "populli shqiptar do të ma japë mua".
Ndërsa më tej, premton se "unë mbetem gjithnjë në jetën time i vendosur të respektoj çdo verdikt të sovranit, të këtij populli, ndaj të cilit gjithnjë sado që të përpiqesh dhe të bësh, mbetesh i detyruar".
Berisha i është përgjigjur dhe pyetjes konkrete të gazetarit të njohur Alfred Peza: "Nëse humbni, çfarë do të bëni ditën e parë?
Përgjigja e Berishës, ishte: "Pas zgjedhjeve, do të shkëmbej mesazhet e urimit për të gjithë mbështetësit e mi, do t'u shpreh mirënjohjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë në këtë fitore, do të komunikoj edhe me miqtë e mi kudo në botë. Mund të marr një ditë apo dy ditë pushim. Pushime në Shqipëri, jashtë nuk bëj, me familjen, por edhe miqtë. Shkoj unë jashtë, por pushimet i bëj në Shqipëri".
Më poshtë, mund të lexoni intervistën e plotë:
Gazetari Peza: Për herë të parë emisioni Ora e Debatit, nuk zhvillohet në studion tonë të mrekullueshme, por është zhvendosur në Vlorë. Shkak për këtë ndryshim total të axhendës tonë, sigurisht që ka një arsye të veçantë. Pak orë na ndajnë nga 28 qershori, dita e zgjedhjeve dhe në studion e improvizuar unë kam kryeministrin Sali Berisha, i cili në axhendën tepër të ngjeshur të aktiviteteve të tij elektorale, ka gjetur kohë dhe mundësi për të mbajtur fjalën që u ka dhënë rreth 1 muaj më parë pë të qenë sërish i pranishëm në ekranin tonë. Zoti kryeministër faleminderit që pranuat ftesën.
Berisha: Kënaqësia është e imja, po pushoja disa orë, por nga kjo kohë pushimi, televizionit "Ora News", ia jap një pjesë të saj me shumë kënaqësi.
Pyetja e parë lidhet me fushatën elektorale, si po shkon ajo dhe çfarë ka mbetur për të bërë deri në hapjen e kutive të votimit?
Unë mund të them se kam pasur fushatën më të suksesshme, më entuziaste, më masive, në tërë historinë e pluralizmit. Kjo fushatë ka pasur këto karakteristika. Së pari, është filluar më në kohë se çdo fushatë tjetër. Së dyti, është kjo fushatë, mund të them që ka farkëtuar, ka prodhuar, projektin final të Shqipërisë evropiane. Në ç'kuptim? Katër vitet që shkuan, ne premtuam ndryshimin dhe realisht në shumë e shumë aspekte dëshmuam ndryshimin. Ky ndryshim, përbën një bazament të ri të fuqishëm për projektin e Shqipërisë evropiane. Por turi im në Shqipëri, është turi më frymëzues i jetës sime.
Ju thoni keni bërë projektin e Shqipërisë evropiane. Ku është projekt? A mund ta shikojnë qytetarët të materializuar diku?
Qytetarët shqiptarë e kanë atë të printuar, jo në një mijë faqe. Se pyetën njëherë Albert Ajnshtajnin, i thanë, ku i shkruan ti mendimet e mia. Nuk i shkruaj kurrkund, u shpreh ai, se ato janë tilla që nuk janë të shumta. Kështu që, ky projekt është i printuar në një dokument fletëpalosjeje disa faqesh, i cili mbulon të gjitha fushat dhe përcakton të gjitha drejtimet dhe premtimet tona. Projekti i Shqipërisë evropiane, është një projekt në pamje të parë evropian, i gjerë i vështirë. Në fakt, në thelb, ky projekt ka një synim, qytetari shqiptar, për tu konsideruar i përshtatshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të gëzojë kushte jetese, pune, shkollimi, kujdesie shëndetësore, shërbime të njëjta me ato të disa vendeve anëtare të BE-së. Pra, duhet që Shqipëria të ndërtojë standarde plotësisht të krahasueshme me vendet anëtare të BE-së, jo me të gjitha. Nuk bëhet fjalë që ne në 4 vite të konsolidojmë këtu standardet e Britanisë së Madhe, Anglisë, Francës, apo Spanjës. Por, ka disa vende ish-komuniste që janë pranuar si anëtare të BE-së, janë pranuar pikërisht për standardet që ato kanë vendosur. Për Shqipërinë është e domosdoshme kapja e këtyre standardesh, një tersi normash, praktikash standardesh. Po marr një aspekt. Nuk mund të shkojmë në BE me një rrjet rrugor të botës së tretë, sepse që në atë moment ajo bëhet pjesë e territorit të BE-së dhe do të ishte qesharake që Shqipëria të pretendonte një gjë të tillë ndaj edhe ne po rindërtojmë dhe ndërtojmë një rrjet rrugor tërësisht të ri, i cili bën që shqiptarët të udhëtojnë në vendet e tyre duke kursyer të paktën 50% të kohës dhe në kushte shumë më komode.
Do të doja të dija nëse kjo fletëpalosje a i është shpërndarë qytetarëve shqiptarë, se ne si gazetar akoma s'e kemi në dorë, ku mund ta gjejmë ne një të tillë, që pas 4 vjetësh të ulemi sërish përballë dhe të themi se çfarë keni bërë...
Normal, ajo fletëpalosje gjendet tani në shpërndarje e sipër në çdo familje shqiptare. Por detyrimisht që zyrat e PD-së duhet t'ua çojnë atë të gjitha medieve, është jashtëzakonisht e kthjellët dhe i ka të gjitha objektivat e pikëzuar. Çfarë do të bëjmë për infrastrukturën, për zhvillimin e qëndrueshëm rural, për arsimin, për shëndetësinë, për turizmin, për punësimin, për luftën ndaj varfërisë, luftën kundër korrupsionit. Ky program i sintetizuar në disa faqe, natyrisht i zbërthyer pastaj, ai transkriptohet në programin e qeverisë së ardhshme.
Meqë jemi tek fushata elektorale, kemi parë një fushatë, që po ta shikosh në ekran duket spektakolare, por a meriton diçiturën që është një fushatë ku ka shumë show, ka më pak marrëdhënie me publikun, shumë më pak politikë në kuptimin thelbësor që qytetari të kuptojë realisht se çfarë ju keni bërë dhe çfarë do të bëni në katër vitet e ardhshme nëse i fitoni zgjedhjet...
Mendoj se fushata këtë radhë ka pasur disa dimensione, njëri dimension që pëlqehet më pak nga mediat, se media do ringun, është dimensioni qytetar, pra në fushatën tonë, të paktën minimumi prej 15 ditësh, të gjithë kryetarët e grupeve, ne kemi të bazuar mbi qarqe në kryetar grupesh, të gjithë kandidatët për deputetë, të gjitha strukturat, janë marrë intensivisht me takimin me qytetarin, jo me qytetarët, por me individin, pastaj edhe me qytetarët. Duke i dëgjuar ata, duke debatuar me ta, duke vjedhur mendimet e tyre. Së dyti, është pasqyruar pjesërisht në media, pasi janë qindra takime që zhvillohen në ditë, të tilla. Kësaj radhe më shumë se kurrë, kam bërë kujdes dhe ka qenë një direktivë shumë e qartë e imja për dimensionin qytetar. Së treti, unë personalisht, e kam ruajtur dhe dita ime krahas mitingjeve dhe shesheve të cilat faktikisht po çahen sepse nuk i mbajnë dot njerëzit, unë kam zhvilluar edhe fushatën tjetër, takime individuale me të rinj, me grupe, pra kam ruajtur këtë dimension. Këtë vit, risia e madhe e fushatës sonë ka qenë komunikimi me mesazh, sms. Është një avantazh shumë i madh, jam jashtëzakonisht i inkurajuar.
Ju kanë akuzuar se fatura është shumë e lartë dhe do të duhet ta paguani...
Fatura do të paguhet sigurisht, unë i rri borxh askujt, të gjitha do t'i bëjmë transparente.
Qeveria apo PD?
Jo PD, ai është një numër tjetër, jo numri i qeverisë, është një numër me 67 dhe numri im është me 69, nuk ka asnjë qindarkë, qeveria nuk do të paguaj për këtë.
Do të deklarohet në KQZ?
Pa diskutim. Ajo është transparente, janë kompani të cilat i kanë të gjitha mesazhet. Pasi ka një marrëveshje me to dhe është gjithçka transparente, nuk mund të jenë qeveritare mesazhet. Por, sidoqoftë të siguroj që kosto e tyre për PD-në, është shumë herë më e ulët se sa kostoja e 33 grupeve me buxhetin e Bashkisë.
Por edhe ju keni marrë grupe...
Të gjitha me PD-në, as edhe një si Qeveri, në mënyrë kategori.
Ju thoni që qeveria nuk është përzier në fushatën elektorale, nuk ka asnjë punonjës të fushatës, asnjë litër karburant të harxhuar nga buxheti i Qeverisë për fushatën, asnjë mjet i administratës...?
Unë atë që them është kjo, asnjë punonjës i shërbimit civil, në mënyrë kategorike nuk është i angazhuar në fushatë. Madje kjo ka qenë porosia përherë, madje edhe përtej shërbimit civil. Por ato që janë në politikë, janë në politikë, janë të gjithë të angazhuar. Është një rregull kudo ky. Prandaj tek ne është respektuar rregulli më i madh. Fushata po shkon drejt fundit, ke dëgjuar ti ndërhyrjen e policisë në fushatë, të ushtrisë, të SHISH, zero! Ja pra kjo është fushata jonë. Por, mos harro se në fushatën e kaluar ishte një bateri kjo për zgjedhjet.
Jo përmendet mediat, por konstatoj se i jeni shmangur debateve politike për disa tema të nxehta që kanë qenë disa nga premtimet tuaja kryesore të vitit 2005, që janë çështja e shëndetësisë, korrupsionit dhe pronave...
Nuk jam shmangur kurrë, jam krenar, meqë të flasim kështu, me faktin se ka bota një watchdog, një mbikëqyrës më seriozin sot në botë për korrupsionin, është TIA. TIA shprehet për qeverinë time, kampione për reformat kundër korrupsionit. Korrupsioni është një fenomen kompleks, të pretendosh që Kryeministri do të luftojë korrupsionin në sistemin gjyqësor, jashtë reformave nuk ka rrugë tjetër. Por si qeveri, TIA, ka përdorur fjalën kampion. Të jesh i bindur, ju dhe çdo shqiptar, se këto rroga kurrë s'do të mund të dyfishoheshin, se 6 mijë kilometra rrugë nuk do të ndërtoheshin, të gjitha këto kanë në bazë luftën kundër korrupsioni. Pse? Se kjo luftë bëri të mundur që buxheti i shtetit të ketë në katër vjet 5.2 miliardë dollarë më shumë, e cila e konvertua pastaj nën një ndryshim të paprecedent, nuk gjen dot një qeveri, për ata që e ndjek, që të dyfishojë pensionet në katër vjet. Nuk gjen dot një qeveri që të dyfishojë rrogat e arsimtarëve në 4 vite, kjo u bë e mundur plotësisht. Po të më pyesësh mua, çelësi i të gjithë këtyre është lufta kundër korrupsionit. Po marrim korporatat e mëdha, KESH-in, Albtelekomin, ARMO-n, kanë qenë të zhytura në korrupsion. Janë të trija këto në duart e privatit. Marrim licencat dhe lejet, kanë qenë korruptive, 2/3 e tyre s'ekzistojnë, janë hequr. Merr panairin e shëmtuar të pranimit në universitet, nuk ekziston më. A ka korrupsioni? Sërish ka korrupsion dhe unë besoj parimet mbi të cilat unë dhe qeveria ime luftojmë korrupsionin janë parime shumë të drejta dhe janë këto parime që këtë rezultat. Do të them një gjë, keni dëgjuar ndonjëherë Sali Berishën kur të thotë se korrupsion ka edhe në botë, se themi kurrë. Pse nuk e them? Sepse duhet të shoh kopshtin tim. Nuk është se s'ka. Por mua nuk më intereson, mua më intereson ta luftoj në shtëpinë time, në vendim tim. Ndaj edhe tek korrupsioni unë jam i bindur se beteja është fituar, lufta vazhdon dhe luftën do e fitojmë, korrupsioni luftohet me dy rrugë kryesore, reformat, reformat dhe para së gjithash reformat, dhe penalizimet. Besoj se janë kombinuar të dyja. Janë mbi 160 zyrtarë dhe absolutisht 95% e tyre të dëbuar nga zyra e qeverisë për ndjekje penale.
Është e vërtetë që keni dyfishuar rrogat dhe pensionet, pagat, shëndetësia, por nga ana tjetër ka një akuzë direkte nga kryesocialisti Edi Rama, sipas të cilit nëpërmjet kësaj arritje ju tashmë keni krijuar një presion mbi këto grupe, në mënyrë që ata t'ju japin votën si këmbim të asaj që ju bëtë.
Këto janë analiza të dobëta, primitive. Unë nuk kam rritur rrogat në mënyrë selektive të një grupi që erdhi me mua në pushtet, atë e bëri partia e tij. Kur unë u largova nga pushteti në 1997, unë kam pasur një rrogë 480 mijë lek të vjetra si President i Republikës. Kur u bëra kryeministër unë gjeta një rrogë 2 milionë e 400 mijë. Por, pastruesja apo nëpunësi i thjeshtë, i gjeta me një rrogë 10 herë më të ulët, 11 herë më të ulur se timen.
Megjithatë për një vend nuk është problem rroga e kryeministrit... Të gjithë shqiptarët do të ishin shumë dakord që ai ta kishte rrogën shumë të lartë dhe të luftonte korrupsioni.
Ju, s'jam dakord. Një nga mënyrat për të zhvilluar korrupsionin, çfarë bënë këta zotërinjtë, erdhën në pushtet, një diferencë 1 me 5, e bën 1 me 11 midis rrogës maksimale dhe minimale. Një punonjës i mesëm në një vend perëndimor nuk merr më pak se 1/5 e presidentit apo kryeministrit të vet, ka një proporcion. Zotërinjtë, ato që i prunë në pushtet, ata u vunë rroga milionë, të tjerët i lanë me rroga të ulëta. Çfarë bëra unë? Në katër vite, rrogat e lartë vetëm ua indeksuam, rrogat e ulëta ua dyfishuam. Kjo është një platformë politikë. Pse e merr në këtë mënyrë zotëria? Atëherë sipas kësaj duhet t'i mbajmë regjim urie që të mos na votojnë.
Po për kartat e identitetit, ka akuza të forta që u vonuan përtej limitit dhe prapa këtij procesi mund të fshihet cenim i standardeve të zgjedhjeve..
Ky është procesi më i përsosur që ka pasur ndonjëherë ky vend. Nuk ka parë një proces më të përsosur. Mund të të them pse. Ne kemi në Shqipëri 360 zyra të gjendjes civile, kompania Sazhem hapi në Shqipëri 500 qendra aplikimi. Në 500 qendra aplikimi, me kapacitetet e saj, lirshëm në këtë periudhë kohore, mund të aplikonin 3.2 milionë shqiptarë, lirshëm. Kompania, zyrat e veta kanë funksionuar absolutisht në tërësinë e saj me kapacitete jo më të mëdha se 30-40% të potencialit, të kapacitetit që kishte, pasi kaq shkonin. Kompania kurrë nuk i mbylli, përkundrazi, shkoi duke i shtuar zyrat dhe shtrirë në të katër anët e vendit. Marrim shpërndarjen, aspektin tjetër. Kompania mund të shpërndajë 60-80 mijë karta në ditë. Sa shkojë? 20 mijë. Ky është procesi më i përsosur, u dhanë me çmimet më simbolike. Por ka një gjë, një vend i lirë është vend i lirë, dhe një vend i lirë nuk mund të detyrojë njeri që të shkojë të marrë kartën, nuk mund të detyrojë që të shkojë të të tërheqë kartën. Falë zotit, fatmirësisht jemi të lirë.
Ka një detyrim ligjore për qytetarët që duhet të votojnë me dy dokumente, ose pasaportë ose kartë. Këtu ndoshta lind problemi, a do të votojnë të gjithë shqiptarët më 28 qershor?
Besoj se qeveria dhe kompania janë në një korrektesë absolute. Cila është? Me mijëra herë, kjo që thua ti është bërë e qartë qytetarëve. Shqiptarë që të thotë se nuk e dija, s'mund të ketë. Cili është vendimi që merr ai, është në të drejtën e tij. Sot jam 300 mijë karta të pashpërndara. Mundet qeveria të detyrojë qytetarët të shkojnë t'i marrin? Jo. Qeveria ka për detyrë të jenë të hapura kudo nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 të darkës, u jemi mirënjohës kompanisë.
Po nëse ditën e votimit, siç ndodh rëndomtë me ne shqiptarët që kujtohemi për disa gjëra në minutën e fundit do të duan ta tërheqin kartën...?
A e ekziston një proces pa afate kohore... Mund të marrim një aspekt tjetër, data e zgjedhjeve është Kushtetuese, nuk është qeveritare. Së dyti, a qenë zyrat e kësaj kompanie në mënyrën konstante mbi kapacitet gjithë kohës? Po, pasi aplikimet që kanë arritur maksimumin, kanë arritur 19 mijë, në një kohë kur kapaciteti është për 40 mijë. Pra edhe kjo është siguruar. Nëse kompania do t'i thoshte qeverisë që shiko se me 1/3 e kapaciteteve nuk funksionoj, nuk e bëj këtë, prandaj u jemi mirënjohës, pasi kjo kompani është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme ndaj këtij procesi, i kemi kërkuar të dyfishojnë orarin, e kanë bërë, i kemi detyruar të punojnë në fundjave, punuan. Por në fundjavë binin të gjithë aplikimet, ajo paguante punonjësit. Pra të gjitha këto janë përshtatur në mënyrë që ky të jetë një proces shumë normal.
Pra ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë tërheqje kartash?
Unë jam i bindur që ata që kanë ndërmend të votojnë, nuk mund të presin kurrë ditën e zgjedhjeve për të tërhequr kartën, ditën e zgjedhjeve e kanë për të hudhur votën.
Ka një akuzë tjetër të bërë nga kryetari Rama të bërë në emisionin Ora e Debatit se ka një skenar, një skemë tuajën, të PD dhe mazhorancës, për kontrollin e votave në mënyrë mafioze me celular...?
Po është marrëzi, ai i ka nxjerrë nga arkivi vet, si kontrollohet vota me celular. Ne jemi të zotuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ky është zotimi ynë. Janë 500 vëzhgues, janë nga e gjithë bota dhe do ta vinë ta shohin.
Në përgjithësi fushata elektorale nga vëzhguesit e ODHIR është përcaktuar si fushatë e qetë, por nuk kanë munguar edhe incidentet, deri në humbje jetësh njerëzore dhe disa lojë luftërash, mes militantëve, posterave etj. A keni një mesazh për partitë politike dhe për militantët më 28 qershor?
Ajo që mund të them, forca politike që unë kryesor ka bërë një fushatë kryekëput konstruktive, ka respektuar kundërshtarin, ka pasur një incident tragjik shumë të rëndë, që ishte vrasja e aktivistit tonë të shquar Artan Zeka, në Katundin e Ri, nga një fanatik, me një akt të shëmtuar, ai vendoste posterat në palestrën e tij. Ky i thoshte pse i vendoste posterët. Nuk ka pasur incident tjetër.
Vrasja e kryetarit të degës së PDK-së në Malësi të Madhe...
Këtu mua më vjen keq, nëse ka elementin më të vogël të karakterit politik, por deri sot ka zero element politik, tani nëse një funksionar i një partie pëson aksident, apo një vrasje edhe quhet politike, kjo është qesharake, kjo është qesharake zotëri. Më thuaj cili ishte elementi politik i saj?
Elementi është se ai ishte kryetar i një partie në një zonë të caktuar, ishim në kulmin e fushatës elektorale dhe nga ana tjetër ka pasur edhe një vrasje të një deputeti të PS-së përpara fushatës zyrtare, faktikisht. Elementi politik lidhet me lehtësinë për t'u goditur drejtuesit politik, qofshin këto lokal, nga element kriminal...
Së pari, nuk ka shqiptarë që thotë, ose që ka thënë deri më tani se problemi i deputetit ishte politik...
...Jo, por ishte një njeri me imunitet...
...Prit një minutë, se ishte politik në radhë të parë, po hetohet, do gjinden shkaqet. Problemi i dytë i këtij, as nuk ishte në fushatë, as nuk ishte kandidat, ky ishte një qytetar që pësoi një fat tragjik, për të cilin policia po heton. Nuk ka gjë më të shëmtuar, më të shëmtuar se sa të përdhosësh një të vdekur. Ai vdiq, e vrau dikush, ç'ndodhi do të sqarohet çdo gjë, rrethanat dhe pse vdiq ai tani të tundësh flamurin si bën kryetari i opozitës, ky përsërit Trebickën. Po të hymë në kod, mund ta them unë ty, por kjo s'ndodh kurrë ta themi, ku po shkonte ai të pyes unë ty? Ku po shkonte ai, të pyes unë, ku po shkonte nga Malësia e Madhe, tek kush po shkonte?
Thuhet që do të shkonte të takonte kryetarin e partisë së tij...
Atëherë në kodin më të prerë, ka një problem aty që unë s'e them, se jam i bindur që s'ka asnjë problem.
Ju po akuzoni zotin Ndoka që ka gisht në vdekjen e tij...?
Jo, kategorish jo, e mora si shembull. Është njëlloj si të themi ne tani që ai e thirri dhe shih aty. Është qesharake. Po shkonte me takuar zotin Ndoka, në të gjitha kohërat ajo ka përbërë një problem për Sali Berishën në mënyrë absolute, që e dinë se çfarë mund të them, aty nuk ekziston asnjë problem, nuk bëhet në këtë mënyrë, do të ishte njëlloj sikurse të thoshim ne tani që ai që e thirri, ai e nxori në pritë. Muhabete janë këto? Këto janë turpe. Ky është primitivizëm, politika nuk mund të udhëhiqet nga gjëra të tilla, është një i vdekur, ta hetojnë, familja po e qajnë, familja ka nevojë të dijë edhe ajo se si vdiq djali, burri, prindi.
Por dy ditë para kësaj ngjarje, zëvendësja juaj në PD, Jozefina Topalli, në fushatën elektorale pranë atij fshati bëri një deklaratë, mund të themi jo normale, ku e akuzoi kreun e PDK-së si mafioz. A është normale kjo gjuhë?
Më thuaj mua se çfarë mund të ketë lidhje midis kësaj deklarate dhe atij aksidenti. Ka një lidhje, ta them unë, atyre që u dogji kësula, Edi Ramës i dogji kësula pas veshit, pasi ajo e goditi Edin, pikërisht në pikën e tij më të dobët, në këtë çështjen e të shkuarës së tij dhe lidhjeve familjare me krimet e komunizmit, e të gjitha këta. Tani ata ky është reagimi, kjo është dobësia e tyre. Ata tani, nga deklarata që dënoi krimin, Edi Rama po të mos donte që të akuzohej, të votonte ligjin e dënimit të krimit kundër komunizmit.
Akuza ishte drejtpërdrejt për PDK-në...
Po lërë ti, reagimin s'e bëri PDK, por Edi Rama.
Kishte një deklaratë të zonjës Topalli, me ketë që ju po thoni se jeni dakord me shprehjet e saj, por a jeni dakord me të njëjtin qëndrim për Partinë Republikane?
Një minutë, përpjekjet për të lidhur vdekjen tragjike të një njeriu, unë për çdo të tillë kam respektin e padiskutueshëm, përpjekjen për të lidhur vdekjen tragjike të njeriu me një denoncim të lidhjeve me krimet e komunizmit të Edi Ramës, kjo është jashtëzakonisht fatkeqe. Për sa i përket PR-së, aleat kryesor i Partisë Demokratike.
Ka dy qëndrime të ndryshme midis jush dhe zonjës Topalli?
Absolutisht jo. Të jesh i sigurt që vetëm një qëndrim ka.
Ishte lapsus i zonjës Topalli?
Mund të jetë një kështu...
..Të nesërmen në mëngjes keni pasur një takim në selinë e PD?
Të nesërmen është bërë sqarimi, PR është aleati ynë.
Do ta keni në qeverinë e ardhshme z. Mediu sërish ministër?
Kjo s'varet nga unë, ky është problem i PR.
Nëse ua afron, do ta pranoni sërish pjesë të kabinetit tuaj qeveritar?
Mediu është udhëheqësi i asaj partie dhe ajo parti ka të drejtën e vet të plotë të përcaktojë cilin do të sjellë në qeveri, e para. E dyta, Mediu, e kam thënë dhe do ta them prapë dhe do ta them gjithmonë, në procesin e anëtarësimit në NATO, është një nga njerëzit me kontributin më të madh që unë njoh në këtë vend. E treta, në një akt përgjegjësie të plotë, morale, dha dorëheqjen, u akuzua në mënyrë politike nga ata që u leverdiste të përdornin Gërdecin për qëllime politike dhe morën turpin me akuzën që bënë. U spostuan në fakt ushtarakët. Ndaj edhe unë, z. Mediu, pa e dënuar gjykata unë e pranoj tërësisht të pafajshëm, nga ana ligjore, nga ana morale ai ka dhënë dorëheqjen.
Në ditën e zgjedhjeve, që ta mbyllim këtë çështje, të deklaratës së zonjës Topalli. A do të ketë vota taktike, apo thirrja juaj për të gjithë votuesit dhe për të gjithë militantët e PD-së është që t'ju votojnë vetëm ju?
Thirrja ime është që të votojnë 10-tën dhe vetëm PD-në. Kjo është thirrja ime shumë e prerë dhe këtë e kanë pranuar aleatët tanë, të cilat janë anëtarë të një koalicioni elektoral, por edhe qeverisës, në bazë të kontributit që kanë, nuk ua injoroj kontributin. Por thirrja ime e prerë për çdo anëtarë dhe aktivist, është të votojnë 10, të votojnë Partinë Demokratike.
Zoti kryeministër ka pasur edhe një problem në perceptimin tonë mediatik të fushatës, ndryshe nga fushata të tjera, është bërë në televizione me kaseta të dërguara nga regjitë e partive politike. A i ka hequr kjo esencën e fushatës elektorale dhe të kontaktit direkt me votuesin?
Mendoj se jo, mendoj se kjo fushatë është fushata e takimeve më intensive të kësaj force politike. Po e zbërthej tani, pse po të them këtë. Në muajin prill, fushatën intensive ne e kemi e startuar në muajin prill, unë drejtoj fushatën, kam shpërndarë drejtuesit kryesore dhe ministrat në çdo qark. Ata kanë shkuar me një axhendë, gjatë muajit prill, të bëjnë takime në çdo komunë, në çdo qendër, në çdo fshat të madh. Kurrë ndonjëherë forca ime politike nuk ka pasur një numër kaq të madh qytetarësh, takimesh, sa ka pasur në këtë fushatë. Në tërësi, kjo fazë, e cila ka pasur edhe një paraqitje mediatike, është përfunduar nga data 5-6 maj. Pas përfundimit të kësaj faze, ka filluar faza e dytë e fushatës që vazhdon deri më sot. Pra ne si takime kemi bërë takime sa kurrë ndonjëherë. Kemi pasur një linjë grash të ndërtuar dhe të orientuar nga unë, të cilën e ka menaxhuar zonja Topalli, gjykoj jashtëzakonisht shumë mirë. Nuk mund të ketë pasur kurrë ajo që thoni ju, por ministrat e mi dhe cilido që ka ardhur në debate, natyrisht kanë mbrojtur, kanë paraqitur rezultatet e qeverisjes dhe rezultatet e ardhshme. Të jap një shembull, në Korçë kemi ndërtuar dhe rindërtuar 57 shkolla. Është një shkollë në Vishocicë, e djegur në vitin 2005, ajo që del në spotin e PS-së, ajo ka qenë një shkollë e klasës kolektive. Dikush e dogji. Pse? Sepse 2 kilometra nga ai vend ishte një shkollë 9-vjeçare, ai nuk donte që fëmija i tij të mësonte në klasë kolektive. Nuk është gjë normale. Por djegia është anormale. Ata fëmijë transportohen çdo ditë në fshatin ngjitur. Tani të gjitha shkollat e Korçës kanë internet, tani kryetari i PS shkon si mjeran dhe vajton tek rrënojat e një shkolle për të thënë se ky është arsimi. Çfarë të bëjnë përfaqësuesit e mi? Të pranojnë se ky është arsimi? Kjo është qesharake dhe ata kanë ekspozuar dhe ekspozojnë të gjithë suksesin në arsim, në infrastrukturë. Të jem i sinqertë, ndihem jo mirë, mund të të vijë çudi. Ndihem jo mirë, kur shikoj dhe gjej se në këtë rreth kemi investuar 10-15-20 herë më shumë, ndjehem sepse qeveri ka qenë edhe ajo. Çfarë ka ndodhur? Kudo që shkoj, u them që do të harrojmë ato krahasime, do të krahasojmë mandatin tim të parë, kemi bërë ekspoze të arritjeve tona, është normale. Ato kanë ardhur me një kasetë nihilizmi të pakonceptuar. Unë të propozoj një gjë, tako një grup mësuesish, bisedo me ta, si ndjehen, kurse ky merret, u rri orizi, u rrit vaji. Po more është rritur, nuk mohoj unë, por nuk ka njeri që ha oriz përditë dhe 24 orë. U rrit dhe vaji, por ka një racion njeriu që konsumon vaj, të gjitha këto bëhen zero në shpërblimin e fundvitit, ti hajde faktoje që nuk bëhen zero, por jo në apriori të mbash një gjë të tillë. Kështu që, ne nuk kemi bërë, ne kemi mbrojtur arritjet tona. Ka pasur pastaj diskutime për modelin, ato kanë qenë problemi i tyre, modeli i tij ka qenë dizastër, mos më pyet për të, nuk dua ta prish fushatën, se e kam pozitive nuk dua të merrem me të.
Kolegu ynë Andi Bushati u largua nga Tv Klan për shkak se kishte përgatitur një cikël emisionesh me profilet politike të tre liderëve kryesorë, midis të cilëve edhe ju. Ju keni gisht në bllokimin e transmetimit të këtij cikli?
Në mënyrë absolute nuk kam gisht në bllokimin e këtij cikli dhe nuk di, zero, nga përmbajtja e këtij cikli. Tani, duke thënë këtë, të përpiqesh të heroizosh kolegun tënd, që midis heroizmit dhe eksidencializmit, ai është më shumë tek kjo e dyta, se tek e para. Po bëj shaka vërtetë, nuk kam asgjë. Le t'i shfaqë kudo.
A ka një pakt le të themi, qoftë edhe të fshehtë, mes jush, zotit Meta, zotit Nano, për të bërë një fushatë kundër zotit Rama siç ka zëra kohët e fundit? Pra ekziston një lloj blloku i politikanëve të filluar më herët...
Jo, asboslutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Të dy ata janë eksponentë kryesorë të së majtës, asnjëri nuk është i bërë nga Sali Berisha, janë bërë vetë, që dihet. Problemet e tyre janë brenda të majtës, pa asnjë lidhje, po të jetë problemi zoti Peza, në krahun e Ramës qëndrojnë të gjithë ata që kanë ikur nga unë.
Që janë?
Lëre se do t'u prish punë tani, por dihen ata të gjithë, ata që kanë përreth, përfshirë vetë Ramën, ata kanë qenë në partinë time.
Vetëm 20 minuta qëndroi zoti Rama tek partia juaj?
Po lërë këtë. Kështu që, nuk ka asnjë gjë, nuk konceptoj që të kem një problem. Natyrisht ka një gjë, nuk mund të mos themi që e majta është me probleme, është me probleme.
Të natyrës?
Problemi më madhor dhe historik i të majtës është moskandidimi i Ramës. Ky është një akt i pafalshëm. E ka parë si e ka bllokuar të gjithë reklamat e Korçës me reklamat e tij, kur qytetarët s'votojnë atë. Nuk bëhet ajo. Por nëse ti vendos portretin, vendos emrin në listë.
Por votohet partia me ligjin që ju bashkë bëtë në parlament, simbolizohet sistemi me liderin...
Ky sistem ka një kusht, listën e udhëheq kryetari, ky është kushti i këtij sistemi. Për fat, lista është e kryetarit, të tjerët janë deputetë, por kryetar liste është kryetari. Rama mund të them, për mendimin tim, ka bërë një gabim, do ta quaja historik për të majtën, jo për mua.
Juve ndoshta ua ka lehtësuar punën?
Jo, s'ma ka lehtësuar punën. Pse? Le që kam kohë që s'flas për të nëpër mitingje, për të flisja dhe s'ishte, e pashë që ishte e kotë të flisje me të dhe e lashë pastaj.
Gjatë takimeve të shumta që keni zhvilluar nëpër Shqipëri, gjatë javëve të fundit, keni premtuar 24 orë, 24 orë drita, asfalt në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë. Mos duket e tepër që pas katër vitesh ky vendesh i cili ka pasur një numër shumë të kufizuar rrugësh mundësish furnizimi me ujë dhe energji, t'i arrini të gjitha këto. Ku do t'i gjeni paratë, sidomos tani në kohë krize?
Është e vërtetë që programi është ambicioz. Shqipëria evropiane është programi më ambicioz i jetës sime. Por nga ana tjetër është e vërtetë se sot jam në zbatimin e tij katër herë më i sigurt se ç'kam qenë në 2005, me ato premtime që kam përmbushur. Jam shumë i sigurt sepse së pari Shqipëria sot disponon një buxhet dy herë më të madh se më 2005. Së dyti, sado që mund të duket tepër filozofike, por aq sa është edhe filozofike, aq është edhe reale, që në mandatin që lamë prapë, ne faktikisht bëmë të pamundurën të mundur. Korridori i kombit është një vepër gjigante e realizuar në një kohë rekord, e cila përveç vlerave e saj në transport, turizëm, ekonomi etj., ka një vlerë tjetër të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, si një dëshmi e saj që ky vend dhe ky komb mund të ndërmarrë çdo projekt të madh.
Vetëm shtatorin e 2010 mund të bëhet 62 kilometra, ndërkohë që duhen segmente të tjera dhe që nuk dihet se kur do të përfundojë ky korridor...
Ky korridor përfundon absolutisht jo në shtator të 2010, por ky 62 kilometërshi është përcaktuesi. Ka një segment që e bën banka islamike, nga Kalimashi në Rexhepaj, i cili në të vërtetë, po të heqësh tunelin, është pjesa më e vështirë e rrugës dhe që po punojnë me intensitet të madh dhe që do ta përfundojnë. Korridori është i përfunduar. Segmenti tjetër që është më mbrapa është Rubik-Rrëshen, por që ka rrugën paralele dhe nuk ka asnjë pengesë. Ky korridor në ato 62 kilometra janë lëviz shkëmbinj dhe dhera më shumë se sa për katër hidrocentrale të Fierzës. Dhe diga, lëvizjet, tunelet, në Fierzë janë 7.8 milionë metra kub. Në ato 62 kilometra janë 36 milionë metra kub. Është vëllimi, është ndërtuar tjetër në Kroaci me 160 kilometra dhe ka gjithsej 14 milionë metra kub lëvizje, i tillë ka qenë terreni i këtij aksi.
Me këtë doni të justifikoni koston?
Jo, unë me ketë dua të justifikoj karakterin e saj gjigant dhe faktin që e pamundshmja u bë e mundur për shqiptarët. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, që pas kësaj vepre, në këtë vend, kjo qeveri mund të ndërmarrë çdo projekt, sado gjigant të jetë ai. Në rast nevoje do të ndërmarrim portin e Vlorës, një nga portet më të mëdhenj në Mesdhe. Pasi vetëm porti dhe korridori përbëjnë një binom potencial për zhvillimin e këtij vendi. Kemi shpallur vaditjen, projekti më i kushtueshëm.
Nuk janë rrugët?
Jo, vaditja është më shumë se rrugët. Boshti i jugut është më pak, se ky është shumë, pastaj të tjerët janë segmente të shkurtra. Qukës-Qafë Plloç, nuk është një terren siç ishte nga ato.
Nga pikëpamje strategjike mos është pak gabim që t'i jepet më shumë rëndësi portit të Vlorës, ndërkohë që autostrada e kombit është Durrës-Kukës dhe mund t'i jepej portit të Durrësit?
Nuk jam japim ne, ia ka dhënë natyra. Pasi Vlora ka ujërat më të thella në të gjitha detet e këtij rajoni dhe kjo përbën një avantazh të jashtëzakonshëm për anijet e mëdha.
Po, por nuk ka urë lidhëse për ta përshkruar...
Me katër korsi po shkon rruga. Në 2010 përfundon rruga me katër korsi. Hekurudha është aty, aeroporti do të ndërtohet, Vlora ka ujërat më të përshtatshme. Gati është për t'u dhënë me koncesion, nëse kjo nuk funksion do të funksionojë buxheti i shtetit, porti do të bëhet. Ky është verdikt absolut.
Në vitin 2005 ju votuan sepse kalin tuaj të betejës nëse do të vinit në Qeveri siç erdhët, kishit luftën kundër korrupsionit. Rama ka premtuar se nëse vjen në qeveri me 28 qershor ka si sfidë të tij bërjen e shtetit modern. Me çfarë do t'ju identifikojnë dhe me çfarë duhet t'ju identifikojnë votuesit në katër vitet e ardhshme për sfidën tuaj dhe kryesfidën tuaj?
Katër vitet e ardhshme sfida ime më kryesore është punësimi i shqiptarëve. Në projektin tim do të punësohen së paku 160 mijë shqiptarë. Ka një rëndësi shumë të madhe rrjeti rrugor, ka një rëndësi të jashtëzakonshëm revolucioni industrial, por kanë rëndësi të gjitha, por për qytetarin ka rëndësi më shumë dy gjëra kryesore, puna dhe familja. Ndaj edhe unë për qëllimin më total i vej në funksion të tyre të gjitha. Ku do të punësohen? Këta do të punësohen në gjashtë parqe industriale që do të ngrihen në gjashtë qytete kryesore të vendit. Do të punësohen në dhjetëra mijëra biznese të reja që do të krijohen, do të punësohen në mijëra kilometra rrugë, mijëra ujësjellësa, kanalizime, që do të ndërtohen. Do të punësohen në qindra hidrocentrale që kanë filluar ose do të fillojnë ndërtimin. Ky tur elektoral ka qenë për mua një shkollë frymëzuese, në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Kësaj herë patëm një frymëzim më shumë se kurrë në drejtim të projekteve. Pasi kudo që kam shkuar dhe në zonën më të largët jam ndalur dhe kam bërë analizën e projektit të Shqipërisë evropiane, në kushtet dhe mundësitë, dhe rrethanat lokale. Ato janë të jashtëzakonshme. Po marr Tropojën, ose Skraparin, ose Përmetin.
Tropojën meqë keni qenë pas 12 vitesh...
Jo s'ka rëndësi, unë kam qenë çdo vit atje, po s'ka rëndësi. Po marr këto që janë rrethe të vogla, ku fare mirë mund të thuash se çfarë do të bëhet. Kudo ka një perspektivë reale. Skrapari ka një nga malet më të bukura të Ballkanit dhe i vendosur në shpatet dhe rrëzë tij. Ne do të mundohemi të zhvillojmë turizmin, të dërgojmë infrastrukturën në Tomorr, tek mali. Nuk përbën kjo një potencial të madh?! Skrapari është rrethi që bën rakinë më të mirë, bashkë me Përmetin, nuk përbën ky një potencial të madh nëse qeveria do ta ndihmojë, do të financojë vreshtin, do të financojë lisin, kantinat. Kësaj herë kam parë projektin më të përputhshëm se kurrë me potencialet e mëdha zhvillimore. Marr Përmetin, një traditë e shkëlqyer në prodhime si të frutave, të të gjitha prodhimeve, në çdo gjë. Leskoviku ka qenë nga zonat më të shkëlqyera të verës në Shqipëri. Atëherë cili është projekti ynë, se kjo është shumë interesante. Çdo fermer i cili do të paraqesë një projekt për rritjen e prodhimit, ne do t'ia financojmë.
Nëpërmjet bankave?
Bankave dhe grandeve, pa interes. Por ama ne do të shumëfishojnë fondet për to, 20 milionë rrënjë ulli. Unë e kam shpallur këtë para 3 muajsh, janë mbjellë 2 milionë. Janë mbjellë nga entuziazmi, por edhe po i paguajmë.
Ju keni premtuar 20 milionë, mos janë shumë?
Absolutisht këtu do të jesh, do të tejkalohen potencialet për ulli. Unë druhem që vetëm në Mallakastër mund të mbillen 10 milionë. Ne vijmë nga mëhalla të mëdha, por ne kemi një tokë më të mrekullueshmet si cilësi, e cila do përkujdesje, ndofta projekti më i kushtueshëm i katër viteve që vijnë nuk është boshti i jugut, nuk është rruga e Arbrit, nuk është dërgimi i ujit në çdo Shqipëria, vaditja mund të jetë më i kushtueshmi. Por, imagjino kur ne të vendosim Shqipërinë se si do të bëhet. Unë frymëzohem shumë në këtë fushatë, vërtetë shoh toka djerr, toka djerr të mërzit, por absolutisht shko në fshatra të Librazhdit, shko në Pezë, dil pak më tutje, ke toka djerr, asnjë pëllëmbë. Më bën përshtypje, edhe në shpat të kodrës sipër kanë shkuar dhe e kanë punuar tokën. Shteti dhe qeveria do t'i qëndrojë prapa tyre, do t'i mbështesë ata. Do t'i mbështesë ata se në këtë mënyrë ne valorizojmë një pasuri përrallore kombëtare, do t'i mbështesim dhe ky projekt do të ecë paralelisht me revolucionin industrial të Shqipërisë.
Ku doni të shkoni në vitin 2013, kush është piketa fundore që doni të arrini?
Është shumë e thjeshtë, unë dua që qytetarët shqiptarë të kenë rroga dhe pensione më të larta se 6 vende anëtarë të BE-së, dua që qytetarët të kenë ujë në shtëpitë e tyre 24 orë, se jemi vend me një pasuri shumë të madhe ujore, dua që qytetarët shqiptarë të ecin në rrugë të standardeve evropiane, dua që komunat e këtij vendi të lidhen në boshte kombëtare, në rrugë kombëtare të asfaltuar, fshatrat të lidhen me qendrën e komunës, distanca midis komunës dhe rrugës kombëtare të mos jetë asnjëherë më shumë se 15-20 minuta. A e mendon se ç'kohë çlirohet në këtë mënyrë në shkallë kombëtare. Dua që në shkollat e Shqipërisë, çdo nxënës që mbaron klasën e 9-të të ketë mundësi të vijojë shkollën e mesme dhe çdo shkollë të mesme të ndjekë universitetin. Dua që buxheti për arsimin të dyfishohet me kontributet e sektorit privat kësaj herë. Dua që shqiptarët të kenë shërbimin shëndetësor më modernin dhe reforma ka nisur. E thatë me të drejtë, e përmend gjithsecili, nuk them se është arritur ajo që duhej arritur, por janë hedhur hapa shumë të rëndësishme përpara, janë hedhur bazat e një reforme të shpejtë të suksesshme. Ne e bëmë provën me mekanizmin financiar edhe dha rezultat. Me një fjalë, dua që turizmi, potenciali më i jashtëzakonshëm i këtij vendi, të shndërrohet në një mirësi për qytetarët shqiptarë. Duhet të dish një gjë, që ne absolutisht brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 kemi përfunduar për ultësirën bregdetare nga Velipoja në Ksamil infrastrukturën më moderne, nuk do të ketë një pëllëmbë rrugë të paasfaltuar, fshatrash dhe as rrugicash. Do të jenë në përpunim e sipër të gjitha ujërat e zeza që derdhen, janë 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza në përpunim e sipër. Është ky termocentral që ne inaugurojmë sot, ky është një aset i jashtëzakonshëm për turizmin, pasi bën që të ketë një furnizim konstant, bënë të mundur turizmin në të gjitha sezonet. Por jo vetëm kaq, Shqipëria turistike s'mund të jetë vetëm Shqipëria bregdetare. Shqipëria turistike është Shqipëria malore. Do të bëjmë që malet të flasin në botë për ne, Çajupi, Tomorri, Alpet, male të tjera, kudo, janë një pasuri tërësisht e pashfrytëzuar. Kam qenë në Berat, e kam treguar disa herë këtë histori, të atij të kanioneve, se si pronari i lokalit i merrte klientët e tij dhe i dërgonte 54 kilometra me autobus tek kanionet, po ia asfaltojmë rrugën ne, pa diskutim. Pra kompletojmë të gjithë infrastrukturën moderne për ultësirën dhe shtrihemi drejt alpeve, drejt Tomorrit, drejt Çajupit, po shkojmë drejt Voskopojë, po ndërtojmë rrugë moderne. Pra, po lëvizim në ç'drejtim, në drejtim të potencialit numër një të këtij vendi, nuk ka vend më të bukur se sa Shqipëria, nuk ka vend më të bukur. Kur kalon mbi male të kujton Zvicrën, po ka bregun që i bën malet më madhështorë, që bregu bëhet shumë më magjik për shkak të maleve, dil në Llogara.
Shumë i bukur është vendi kur e sheh nga avioni, por kur e sheh në tokë...
Çdo ditë e më i bukur po bëhet.
Ne këtë kasetë, ashtu si të gjithë gjërat e rëndësishme që bëjmë në emisionet tona, do ta ruajmë, ndoshta pas 4 vjetësh nëse fitoni, do t'ua nxjerrim për të bërë ballafaqimin tonë...
Me shumë kënaqësi. Vetëm një gjë, këtu unë bëra të ditur një pjesë të programit, pasi programi është më i gjerë. Është një program që do të transformojë tërësisht, do të shndërrojë fshatrat shqiptare me infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Është një program që do të japë zgjidhje përfundimtare problemeve të pronësisë, është një program i cili do të shënojë fitoren përfundimtare në luftën kundër korrupsionit, do të ketë një qeveri të vogël prapë.
Urojmë dhe shpresojmë që të jetë e tillë, por të jetë mundësisht efiçente se sa më shumë në dietë...
Në fakt nuk ka gjë që të dobëson më shumë se sa babëzia, lërë mos e pyet, po filloi qeveria të gropsijë harroje se ka efieçencë.
A ka një piketë politike që doni të arrini, pas të cilës të thoni që do të dorëzohem, do të tërhiqem?
Kur isha në jetën akademike, ndonëse në mjekësi, por me ato njohuri të miat në shkencat ekzakte, ajo që më tërhiqte më shumë ishte Perpetua Mobile dhe në kërkim të saj ishte një fenomen magjeps për të cilin shkenca nuk arriti, bëri shekuj e shekuj, unë flas nga bota akademike... Por çfarë më ndodhi mua, më ndodhi që në politikë e gjeta atë që s'e kishte gjetur tek shkenca Perpetua Mobile dhe Perpetua Mobile për mua janë reformat. A mundem unë të shkëputem nga Perpetua Mobile, nuk ka njeri që shkëputet dot prej saj...
Nga një anë është e mirë dhe nga një anë është e frikshme...
Jo, s'është pushteti, injoroje pushtetin, problemi është se ju një gjë, pushteti është një anë, reformat janë pasioni im, gjithçka janë reformat.
Mos pushteti është dashuria juaj?
Absolutisht reforma është pasioni im. Le të kthehemi pak në vitet 1992. Çfarë pasioni mund të kishte pushteti në një vend që verën e parë të fitores u mbulua nga epidemia e zgjebes se s'kishte sapun, që çdo ditë vareshin nga gjemitë që vinin me grurë dhe mund të ngeleshin pa bukë. Të kujtohet gjashtë ditshi i famshëm që kryetari i shtetit kishte një rrogë 16 dollarë në ditë, që s'ia thoshe dot njeriu se ashtu ishte koha, por ishin reformat ato që bënë që vendi të ndryshojë me shpejtësi. Prapë në pushtet, prapë me reforma, janë reformat Perpetua Mobile...
S'mund t'i bëj dot njeri tjetër në këtë vend?
Shqiptarët kanë të drejtë të marrin çdo vendim dhe unë do të respektoj gjithnjë vendimin e tyre. Por, të më thuhet mua që unë në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve të heq dorë nga Perpetua Mobile, kjo është tërësisht jashtë çdolloj konteksti dhe logjike.
Ju keni deklaruar se nuk do të shkruani kujtime. Megjithatë ju jeni një gjysh dhe keni nipër e mbesa, keni fëmijë, a nuk keni menduar që një ditë të hetoni jetën duke pirë kafe, duke dalë shëtitje, duke biseduar me ish-kolegë, me intelektualë, për të shkuar në bibliotekë, të lexosh librat që kanë mbetur pa lexuar për shkak të angazhimeve...?
Tani të jesh i bindur që fëmijët e fëmijëve janë nga pjesa më e ëmbël e jetës dhe unë me ta, pavarësisht nga të gjitha obligimet, por kohën me ta e kam konstante që e gjej. Kështu që, edhe po të mos isha kryeministër nuk mund të them se do të gjeja më shumë kohë se ç'gjej tani. Ata nuk mund t'i injoroj. Së dyti, librat, librat gjithnjë kam lexuar dhe lexoj, por nuk mund të injoroj faktin se mesazhet më kanë marrë një pjesë të kohës, të cilin unë e përdorja shumë për librat. Nuk heq dorë nga mesazhi, është i mundimshëm, sigurisht që është i mundimshëm, por është një mënyrë e cila më mban mua në dimensionin qytetar dhe që unë në të ardhmen do të mund ta shtri më thellë këtë.
Kjo do të thotë?
Qeveria s'do të paguajë asnjë telefon që nuk është i hapur për publikun që i bie sa herë të dojë, nga celularët, pak paguajmë, të paktën është një mënyrë komode shumë për qytetarët. Pasi qytetari, imagjino nga Konispoli, nga Çeremi, nga Dragobia, ka një hall dhe është larg, të paktën thotë që e ven veten në raport me kryeministrin e vendit, duhet ta bej veten në raport me prefektin e vendit, kështu duhet të bëhemi.
Pra ne s'do të kemi fat ta takojmë Sali Berishën jashtë politikës?
Sigurisht që po. Por, reformat janë Perpetua Mobile.
Zoti kryeministër, pak më muaj më parë keni vendosur në malin e Dajtit një shishe me një mesazh, a do ta zbuloni përpara apo prapa 28 qershorit dhe a mund të na shuani kureshtjen se çfarë fshihet aty brenda?
Ai mesazh është për tu hapur pas vitit 2020, do shkoj ta marr dhe do t'ua nxjerr medieve. Mund të bëj një konferencë shtypi në maj të Dajtit, por mesazhi im është kjo, unë shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrën më të qytetëruar, pasi kemi shans të madh, të votojmë me infrastrukturën më moderne, për herë të parë, që ne shqiptarët votojmë me infrastrukturën absolutisht më moderne, nuk ka më moderne se sa kjo. Së dyti, duhet të dëshmojmë që votojmë në mënyrë të kultivuar, duhet të dëshmojmë se me tolerancë, duhet të dëshmojmë që një frymë të qytetëruar në këto zgjedhje, të mos votojmë kolektivisht, pasi vota kolektive na dëmton shumë. Unë e kuptoj dhe kam vlerësimin për solidaritetin familjar, por le të shkojnë tek qendra e votimit bashkarish, por të shkojnë të votojnë veças. Ky është një standard i papranueshëm dhe na dëmton zgjedhjet kjo. Sikundër shpreh bindjen time më të madhe se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, pasi projekti evropian që ne kemi paraqitur është ëndrra e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet e tij politike. Unë kudo u kam bërë një thirrje sa asnjëherë tjetër anëtarëve dhe mbështetësve të partive të tjera që ta votojnë këtë projekt. E kam bërë me bindjen më të thellë sepse ky projekt nuk është vetëm i yni, por është edhe i tyre, pasi pavarësisht nga bindjet politike çdo shqiptar ka këtë ëndrrën më të bukur, projektin më të bukur, po atëherë përse të votojnë për ne. Po, këtu e them se duhet të votojnë për ne, ne një ëndërr e bëmë realitetin NATO-n. Ne disa gjëra, premtimet e mëdha i mbajtëm, atëherë ne kemi edhe përkushtimin, por kemi edhe njohuritë e reformave, kemi edhe menaxhimin për ta bërë realitet këtë projekt dhe ky është një moment i madh historik për vendin. Nuk them se pas katër vitesh Shqipëria do të jetë anëtare në BE, se nuk e kemi në dorë ne, nuk varet vetëm nga ne. Por ne shqiptarët kemi në dorë të përgatitemi dhe kur të ulemi në tryezë të themi këto janë standardet 1,2,3,4,5,6,7, zotëri ne i kemi përmbushur, jemi të gatshëm për verdiktin tuaj. Kjo kërkon një përkushtim të gjerë dhe unë jam i bindur që ky 4-vjeçar do të jetë përcaktuar në bërjen realitet të kësaj ëndrre, pas katër vitesh ne dhe çdo shqiptar do të shoh një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e cila është totalisht e urbanizuar, e cila me qytetarët e saj shumë më mirë të paguar, shumë më masivisht të punësuar. Një Shqipëri që krahas revolucionit industrial, zhvillimit të fuqishëm të turizmit, do të njohë edhe zhvillimin e qëndrueshëm rural, si kusht për një vend të zhvilluar. Pra, ambiciet janë të mëdha, por më të mëdha janë mundësitë tona për t'i shndërruar ato në realitet.
Zoti kryeministër, të gjitha sondazhet ju nxjerrin fitues, megjithëse ju nuk i besoni, por nuk ju japin aq përqindje votash sa ju ta krijoni i vetëm si koalicion qeverinë. Ku do t'i gjeni votat?
Nga ajo prekje që bëj unë dhe nga fryma që buron, nga zemra e qytetarëve, unë shoh që do t'i kem të gjitha mbështetjet për të qeveritar sëbashku me aleatët e mi. Nuk shoh asnjë problem në këtë mes. Por theksoj se këto ditë janë shumë të rëndësishme, është në dorën e qytetarëve që të japin mbështetjen më maksimale këtij projekti në interesin e tyre më të mirë. Alfred, asgjë në qeverisjen time nuk ka pasur të njëanshme, janë rritur rroga, të thashë edhe njëherë, po të jetë problemi, ne nuk rritëm rrogat e larta, ne rrogat e lartë i indeksuam. Ne rritëm rrogat masivisht të tjerat, ne rritëm pensionet masive, ne po shtrojmë rrugë në të katër anët e vendit. Pra ne po ndjekim një program të përgjithshëm zhvillimor të këtij vendi, nuk shoh asnjë arsye përse të mos bashkohen me ne çdo shqiptar.
Por nëse nuk arrini t'i bëni votat tuaja, a e përjashtoni e një koalicioni me LSI për të bërë qeverinë?
Aq sa mund të bëj Partisë Socialiste dhe aq mund të bëj Lëvizjen Socialiste për Integrim, as me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike. Më thuaj ti mua se çfarë dëgjove nga programi i tyre, më thuaj, dil e bëj një anketë, pyet 100 shqiptarë dhe nëse do të thonë një fjali të vetme nga programet e dy forcave. Partitë bashkohen në bazë të programeve, nuk kanë program ato, programi i tyre është luftë kundër meje. Por shqiptarët nuk e duan ashtu, shqiptarët duan se çfarë do të bësh, hajde mirë, luftën kundër Berishës bëje ti, por çfarë do të bësh për ta, çfarë do të bësh për shkollën e tyre. Të nxjerrësh shkollën e Vishocicës muhabet është ky. Apo të deklarosh se Korça është më e varfër se 100 vitet e fundit, apo të deklarosh që Pogradeci, ku kryetari i Bashkisë ka lavdëruar qeverinë për fondet që ka dërguar, ata thonë se ka zero grande, por nuk është kjo politikë. Politika e tyre ka rënë në një sterilitet total, është marrë vetëm mua.
Por ju në 2005 futët edhe zotin Xhuvelin, ju nuk kishit asgjë programore të përbashkët me të...?
Kisha, mjedisin. Jam një mjek dhe nuk mund kurrsesi të mos jem mjedisor. Kam marrë vendime, kur kam shpallur disa vendime nuk kanë besuar të tjerët. Për imoralitet ndodhi ajo e privatizimit të ARMO-s, por s'do të kishte D2 fare në Shqipëri. Por unë do t'i kushtoj edhe në të ardhmen vëmendje mjedisit.
Këto janë zgjedhjet e shtata të përgjithshme pluraliste ku ju merrni pjesë dhe sigurisht që zgjedhjet kanë dy rezultate, kanë fitoren dhe kanë humbjen, nëse PD dhe koalicioni humbet a do ta pranoni dhe a do i siguroni shqiptarët se do të bëni një kalim të butë të qeverisjes?
Unë po shëtis në të katër anët e këtij vendi.
Përveç kësaj, është detyra juaj të thoni që do të fitoni sigurisht...
Por nuk shoh në rreze, por nga sytë e shqiptarëve buron vetëm drita e fitores. Tani, të më thuash mua që këta qindra mijëra, mos milionë prozhektorë dritë të kësaj fitoreje se nuk i kanë qartësuar gjërat, i kanë qartësuar gjërat përfundimisht. Sikundër unë mbetem gjithnjë në jetën time i vendosur të respektoj çdo verdikt të sovranit, të këtij populli, ndaj të cilit gjithnjë sado që të përpiqesh dhe të bësh, mbetesh i detyruar.
Pra në rast humbjeje ju siguroni që do ta njihni humbjen dhe siguroni tranzicion të butë të pushtetit tek kundërshtarit...
Tek kush? Unë pranoj verdiktin, populli shqiptar do të ma japë mua.
Ju prani vetëm fitoren?
Unë pranoj çdo rezultat të shqiptarëve, nuk mund të diskutohet, s'mund të ketë një diskutim kurrë.
Në rast se shqiptarët me verdiktin e tyre ia japin Ramës dhe PS-së, a do ta prisni në zyrë për t'ia dorëzuar qeverinë?
Po s'është ky problemi. Por më thuaj mua se pse ia braktisën festën e 33-t, nuk ishte puna e shiut, por mos e thello më tutje këtë muhabet...
Ai jepni garanci shqiptarëve se më 28 qershor vota e tyre do të jetë e lirë dhe e ndershme, dhe vendi do të arrijë standardet e NATO-s që të mos kemi nga këto probleme?
Çfarëdo që të ketë në dorë qeveria dhe Partia Demokratike ajo do të jetë një votë e lirë, e ndershme. Unë shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje të gjitha forcave politike, të gjithë liderëve të forcave politike, që t'i bëjnë thirrje mbështetësve të tyre që të shkojmë në një proces zgjedhor të qytetëruar dhe të dëshmojmë maturitetin e demokracisë sonë.
Ju i garantoni shqiptarët që vota e tyre do të numërohet drejt dhe do të jetë e lirë dhe e ndershme deri në fund...
Vota e shqiptarëve do të numërohet kësaj radhe më transparente dhe më bukur se kurrë në ndonjë vend, do të numërohet përpara kamerave elektronike, një sistem i përkryer. Nuk kam dëgjuar që të ketë një vend të tillë si kjo që po bëjmë ne, mund edhe të ketë. Jam i lumtur që po e mbyll mandatin e parë me një numërim të tillë, kaq dinjitoz dhe transparent për vendin tim.
Nëse humbni, çdo të bëni ditën e parë ?
Pas zgjedhjeve, do të shkëmbej mesazhet e urimit për të gjithë mbështetësit e mi, do t'u shpreh mirënjohjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë në këtë fitore, do të komunikoj edhe me miqtë e mi kudo në botë. Mund të marr një ditë apo dy ditë pushim. Pushime në Shqipëri, jashtë nuk bëj, me familjen, por edhe miqtë. Shkoj unë jashtë, por pushimet i bëj në Shqipëri.
FUND/ Marrë nga Ora News Tv