Tiranë, 25 qershor, NOA - Organizohet sot, ceremonia e përurimit të rrugës Durrës-Kukës. Lajmi për pjesëmarrjen është konfirmuar prej agjencive të huaja por edhe nga vetë kryeministri turk, Rexhep Erdogan.
Por bëhet e ditur se në këtë ceremoni, të pranishëm do të jenë gjithashtu edhe autoritete të larta kosovare, perfshire kryeministrin Thaçi.
Ndërkaq, përfaqësuesi turk ka parashikuar që të zhvillojë takime gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri edhe me kryesocialistin Edi Rama dhe presidentin Bamir Topi.
Vetëm pak javë më parë, u zhvillua ceremonia e përurimit të tunelit në zonën Rrëshen-Kalimash dhe sot përuroret gjithë përfundimi i këtij segmenti, i cili është pjesë e rëndësishme e gjitëh aksit rrugor Durrës-Kukës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ceremonia e përurimit do të nisë në orën 11 dhe do jetë kryeministri Berisha ai që do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore.
Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë - segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë.
Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve.
n.e/NOA