English

Hapet pika kufitare Glloboqicë-Borje Dragash, kalimi në Kosovë në këmbë

Glloboqicë, 25 qershor, NOA - Mes palës shqiptare dhe asaj kosovare është realizuar hapja solemne e Pikës kufitare Glloboqicë-Borje, në afërsi të fshatit Brod komuna e Dragashit.

Kjo pikë kufitare do të jetë e hapur me orar të caktuar para dite nga ora 08:00-11:00 dhe pas dite nga ora 14:00-17:00.

Qëllimi i hapjes së kësaj pike kufitare është lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve të të dy shteteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe kalimi në këtë pikë do të mund të realizohet vetëm këmbë.

Hapja e pikës kufitare të Glloboqicës-Borjes është aprovuar nga qeveritë e të dy shteteve.

Në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë Drejtori i Policisë Kufitare të Republikës së Shqipërisë, Pëllumb Nako dhe Ndihmësi i Drejtorit të Përgjithshëm për Policinë Kufitare i Policisë së Kosovës, Behar Selimi.

n.e/NOA

KOMENTE