English

"International Herald Tribune": Roli i Metës më 28 Qershor

Tiranë, 25 Qershor/ NOA - Një analizë e botuar në prestigjiozen ndërkombëtare International Herald Tribune, thekson se Ilir Meta dhe LSI do të jetë faktori vendosës i fatit të zgjedhjeve të 28 Qershorit

"International Herald Tribune", thotë se koalicioni "Aleanca Socialite për Integrim" e kryesuar nga Ilir Meta bashkë me aleatët e tij do të jetë faktori përcaktues i formimit të qeverisë pas datës 28 qershor.

***

Ish-kryeministri Ilir Meta, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim mendohet të jetë faktori vendosës që do vulosë fatin e këtyre zgjedhjeve. Kështë konkludon një artikull i botuar në gazetën prestigjoze, International Herald Tribune.

Ish- kryeministri Meta ka deklaruar publikisht pozicionimin e LSI si një parti e majtë e cila do të jetë çelsi i fitores, si dhe faktori vendosës i formimit të qeverisë së ardhshme, thekson prestigjiozja "International Herald Tribune".

Berisha është përcaktuar si një individ i cili uzurpon pushtetin, kontrolli i ekzekutivit duhet të jetë i përqendruar vetëm në duart e tij. Edi Rama është përcaktuar si një njeri i intoksinuar nga ideja e pushtetit, duke pasur gjithnjë frikën e humbjes.

***

Shqipëria përcaktohet ende si vend në zhvillim dhe pa një të ardhme të sigurt politike dhe ekonomike. Qytetarët shpresojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, për të qenë të lirë që të lëvizin në vendet fqinje si Italia e Greqia.

Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, shprehen analistë dhe diplomatë të ndryshëm, për të arritur standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët.

Shqipëria edhe pse ka aderuar për të hyrë në strukturat euroatlantike, sërish shihet me skepticizëm ndryshimi dhe zhvillimi i saj për t'u bërë pjesë e familjes evropiane.

Audrey Glover, komisionerja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimi të Europës për zgjedhjet thekson se zgjedhjet janë të monitoruara nga BE, Brukseli she SH.B.A-të. Kryetarja e ODHIR nuk është pritur nga kryeministri aktual Berisha. Skepticizmi i Berishës vjen nga kritikimi i zgjedhjeve të vitit 1996, të cilat nuk u certifikuan si të lira dhe të ndershme, citon prestigjioze International Herald Tribune.

Glover si e deleguara kryesore e ODHIR në atë kohë fajësoi qeverinë si fajtore për mosplotësim të standardeve.

Çështja që shqetëson dhe analistë të kësaj gazete është ajo e problemit të kartave të identitetit. Analistët shprehin shqetësimin e tyre për mos pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve në këtë proces.

Edhe nëse zgjedhjet do të certifikohen si të lira dhe të ndershme shumë banor të zonave rurale nuk do të mund të votojnë në 28 qershor, shprehen analistë të ndryshëm. Kartat e identitetit mbetet ngërçi i këtyre zgjedhjeve.

Ndryshimi i kodit elektoral, pompoziteti i ngarkuar i dy partive kryesore në mënyrën se si po e drejtojnë këtë fushat lënë në harresë forcat e tjera politike, të cilat kanë një rol decizivë në këto zgjedhje.

Shqiptarët po votojnë për herë të parë me sistemin e ri proporcional, i cili është ndërtuar për të përjashtuar partitë e vogla.

Me shumë pak ndryshim nga mënyra se si po e drejtojnë fushatën e tyre, të dy liderët e partive kryesore fushatën e tyre elektorale e kanë kthyer në një arenë gladiatorësh, duke ofenduar dhe akuzuar pafundësisht njëri-tjetrin.

Edi Rama e akuzon kryeministrin aktual për afera korruptive duke përmendur tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Ndërkohë që Berisha akuzon Ramën për abuzime për distribuim të lejeve të ndërtimit pa një bazë ligjore.

Ish-kryeministri Ilir Meta, drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim i qendrës së majtë, mendohet të jetë faktori vendosës që do vulosë fatin e këtyre zgjedhjeve. Ai e quajti z. Berisha "mbret perandor" dhe u shpreh se z. Rama ishte i "intoksikuar nga ideja e pushtetit".

Z. Meta tha: "Shqipëria ka një problem të madh me imazhin e saj në botë dhe ne na duhet të realizojmë zgjedhje të lira e të ndershme; përndryshe e kundërta do ta shkatërronte imazhin e vendit për vite me radhë. E gjithë bota do të jetë duke na vëzhguar."

e.l/NOA

KOMENTE