English

Legaliteti, Doçi: Unë, një zë ndryshe në Parlamentin Shqiptar

Tiranë, 25 qershor - Kryetari i partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu dhe kandidatë të tjerë të PLL të qarkut të Tiranës ishin në Sheshin "Demokracia" të qytetit Studentit" për t'i dhënë mbështetjen e tyre z. Agim Doçi i cili është kandidat i kësaj partie për këtë qark.

Agim Doçi foli për vlerat e partisë "Lëvizja e Legalitetit" kandidat i së cilës është dhe shtoi se "do të jetë një zë ndryshe në Parlamentin Shqiptar duke qenë zëri kombëtar i shqiptarëve, nacionalistëve, traditës, artit dhe kulturës tonë".

Duke ironizuar të majtën z. Doçi tha se "E majta ka rënë aq poshtë dhe është aq inekzistente, saqë shoqëria shqiptare duhet të shqetësohet seriozisht për mungesën e opozitës në këtë fushatë dhe gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës."

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu ndër të tjera tha se "Nga ky shesh ku morën rrugë proceset demokratike, ne rikonfirmojë vendosmërinë e legalistëve për të qenë pjesë thelbësore dhe e pandalshme e këtij procesi duke kontribuar për Atdheun dhe Kombin tonë".

e.l/NOA

KOMENTE