Pejë, 25 qershor, NOA - Forcat e policisë së Kosovës, pas punës intensive dy mujore për mbledhjen e dëshmive përkatëse, kanë vënë në pranga një punonjës të Â Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, pasi dyshonin se ai merrte ryshfete dhe ka shpërdoruar detyrën.
Sipas të dhënave policore, ndaj tij dyshohet se ekziston kryerja e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës zyrtare".
"Personi në fjalë është një A.H, koordinator i Sistemit të Rrjetit në "Vala" të PTK-së", njofton drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Shkaku i arrestimit të tij është se ai ka kërkuar rryshfet nga dy qytetar për punësim në PTK dhe kishte arritur që prej tyre të marrë 6.500 euro, duke i mashtruar me përpilimin e kontratave false.
Në bazë të informacioneve që kanë poseduar hetuesit, i dyshuari u kishte kërkuar viktimave nga 3.500 euro për person.
n.e/NOA