English

Policia çon për ndjekje penale ish-administratorin e një firme private

Tiranë, 25 qershor NOA - Antikrimi ekonomik-financiar i Policisë së Tiranës, ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë një 34-vjeçar pasi nuk rikujtoi paratë për materialet që kishte marrë në një firme private ku ai kishte punuar si administrator.

Burime nga policia thanë se ndaj 34-vjeçarit, N.P, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, ka deponuar një kallëzim nga një shtetas, i cili ka deklaruar se ai, duke qenë më parë i punësuar si administrator i një kompanie private, ka marrë materiale ndërtimi me vlerë 48537.2 euro dhe nuk ka bërë likuidimin e kësaj shume që prej vitit 2006.

Policia menjëherë pasi ka regjistruar kallëzimin, nisi hetimet për të verifikuar rastin.

Ndërkohë që ndaj N.P, ka nisur procedimi penal për veprën penale të "mashtrimit".

k.k/NOA

KOMENTE