English

Sa një shishe Coca-Cola, njeriu më i shkurtër në botë 60 centimetra i gjatë

Nepal, 26 qershor, NOA - Ai është i gjatë, gati sa një shishe Coca-Cola. Quhet Khagendra Thapa Magar, është nga Nepali dhe pret njohjen nga Libri i Rekordeve Guinness që të marrë titullin si njeriu më i shkurtër në botë.

Rekord ky në fakt, i cili mbahet nga kinezi He Ping Ping i cili ka 73 metra lartësi.

"Buda i Vogël", siç e quajnë në fshatin e tij të lindjes, Khagendra në muajin tetor do të mbush 18 vjet dhe atëherë do të mund të zërë vendin e tij të merituar në mesin e rekorderëve.

"Kur ka lindur ka pasur vetëm 600 gramë. Dukej sikur një zog të kishte dalë nga veza. Pranoj se në fillim e kam pasur shumë të vështirë dhe nuk kam dalë nga shtëpia, por sot jam krenare dhe mezi pres të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness", ka thënë e ëma e tij 33-vjeçare, Dhana Maya Thapa.

n.e/NOA

KOMENTE