English

Senatori amerikan Bob Dole, letër publike për zgjedhjet në Shqipëri

Uashington 25 Qershor NOA - Senatori amerikan Bob Dole ka dalë sot me një qëndrim lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, ku ka folur me nota të larta vlerësimi për qeverinë aktuale.

"Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, unë përshëndes shqiptarët për arritjet e mrekullueshme që kanë ndodhur në këto vitet e fundit", - thotë në letrën e tij, senatori nga Kansas.

"Dua gjithashtu, - vijon z.Dole të përgëzoj kryeministrin Sali Berisha, presidentin Topi dhe skuadrën e tyre për progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë.

Ai konstaton se nga rezoluta e paraqitur rishtazi në Senatin Amerikanë, Shqipëria është tashmë më e fortë se kurrë.

Kurse përforcon se "ajo është një demokraci kumbuese me një ekonomi të drejtuar nga tregu".

Sipas senatorit, "institucionet politike shqiptare kanë zë dhe reformat e fundit kanë forcuar kushtetueshmërinë e tyre".

Bob Dole thotë se "Shqipëria po kështu ka luajtur një rol konstruktiv në promovimin e stabilitetit mes vendeve të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni".

Sipas Dole, një nga arritjet më kuptimplotë në sferën internacionale, është edhe pranimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO.

Më tej, në letrën ku bën publik qëndrimin e tij, Dole thotë se "Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu efektivitetin e forcave të policisë dhe efektivitetin e tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit".

"Për më tepër, në këto kohë sfidash, Shqipëria vazhdon të rris investimet e huaja dhe ekonominë e brendshme", thotë Dole.

Sipas tij, "shqiptarët dhe liderët e tyre kanë shumë gjëra për të cilat mund të ndihen krenarë".

Në fund, senatori i Kansas bën një urim për shqiptarët: "Uroj përgëzimet më të mira teksa ju shkoni në zgjedhje, në këtë mënyrë ju thelloni përkushtimin tuaj për demokraci, liri dhe prosperitet".

/a.b/k.k/NOA/

Â

KOMENTE