English

Sherri, debate të ashpra përfshijnë mbledhjen e KQZ-së, largohen dy anëtarët Subashi e Laze

Tiranë, 25 qershor, NOA - Një debat i ashpër ka mbërthyer paraditen e sotme mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se ato janë zhvilluar kryesisht mes nënkryetares së këtij institucioni Dëshira Subashi dhe kreut të tij, Arben Ristani.

Shkak për perplasjen është bërë vendimi për sasinë e prodhimit të 700 fletëve të votimit, për të cilin Subashi ka akuzuar Ristanin për mungesë transparence. Pas debateve të ashpra që përfshinë të dyja palët, Subashi bashkë me anëtarin tjetër, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Laze janë larguar nga mbledhja, duke shkaktuar ndërprerjen e saj.

n.e/NOA

KOMENTE