English

Të gjithë të huajt që kanë bërë vepër penale, do të dëbohen nga Zvicra

Zyrih, 25 qershor, NOA - Të gjithë të huajt që kanë bërë vepër penale, do të dëbohen menjëherë nga Zvicra, gjithashtu sipas Këshillit Federal (Bundesrat) Vizën "C" - qëndrimin e përhershëm do e marin, vetëm ata që dëshmojnë vullnet për integrim dhe që integrohen në rrjedhat e shoqërisë zvicerane, në të kundërtën edhe ata i pret kthimi në vendlindje.

Të gjithë ata që dënohen me burg së paku dy vjet, do e humbin lejen e qëndrimit në Zvicër. Qëndrimi i përhershëm do t' i mundësohet vetëm atyre që me sukses integrohen në shoqërinë zvicerane, kjo vlen edhe për bashkëshorten apo bashkëshortin e bartësit të lejeqëndrimit.

Integrimi i suksesshëm sipas Këshillit Federal nënkupton respektimin e sistemit juridik, respektimin e vlerave themelore të kushtetutës, vullnetin për punë dhe integrim.

Në këtë drejtim shumë, do i kushtohet rëndësi e madhe njohjes së gjuhës.

Partitë politike zvicerane, reaguan në mënyrë kritike ndaj propozimeve të Këshillit Federal. Partia Popullore (SVP) dhe ajo Liberale (FDP), kërkuan një katalog të veturave penale për të cilat do të munden të huajt të dëbohen nga Zvicra.

Partia Kristiano-Popullore CVP, kërkon integrimin e largimit nga vendi (dëbimin) në kodin penal, ndeëkaq Partia Socialiste mendon që Këshilli Federal e ka tepruar me propozimet dhe me masat që do t'i aplikojë ndaj të huajve me prapavijë kriminale apo dezintegruese, mendim dhe qëndrim të ngjashëm me Partinë Socialiste ka shfaqur edhe Partia e të Gjelbërve.

NOA-INA

KOMENTE