Korçë, 26 qershor, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim me qytetarë të Korçës duke përmbyllur kështu fushatën jashtë Tiranës.
Duke iu drejtuar qytetarëve korçarë me bindjen për fitoren, sipas tij, të Korçës dhe Shqipërisë evropiane, Berisha.
"Kam ardhur sot tek ju, - tha Berisha, - për të festuar me ju fitoren e 28 qershorit, ditës në të cilën ne së bashku vendosim për të bërë realitet ëndrrën më të bukur të Korçës, të korçarëve dhe fëmijëve të tyre, të mbarë shqiptarëve, ëndrrën tonë evropiane.
Kemi vendosur, u shpreh Berisha që më 28 qershor qytetarët e Korçës e të mbarë Shqipërisë të ecin të sigurt në realizimin e një ëndrre, në kapjen e një horizonti të ri.
Korça, - vazhdoi kreu i Qeverisë, qëndron në krye të fitores sonë. Fitorja ka fytyrën e Korçës, ka bukurinë e saj, ka pastërtinë e shpirtit të saj. Ndaj dhe në 28 qershor, - theksoi Berisha, - ftoj të gjithë shqiptarët, të gjithë korçarët, të votojmë së bashku për ëndrrën tonë evropiane.
Ndaj tha Berisha, në 28 qershor le të votojmë të gjithë 10-ën. Korça është 10 me yll në ballë, le të votojmë të gjithë 10-ën, 10-a është fitorja që ka fytyrën tuaj, zemrën tuaj, idealin tuaj.
"Të votojmë 10-ën, sepse 10 janë korçarët, janë fëmijët e tyre të mrekullueshëm, janë familjet e tyre të shkëlqyera, është Korça blu, është Shqipëria blu, është Partia Demokratike, është Evropa blu që mezi pret Korçën e Shqipërinë me projektin e tyre madhështor të Korçës evropiane, të Shqipërisë evropiane", përfundoi Berisha.
e.l/NOA