Tiranë, 26 qershor NOA - Ka mbajtur fjalimin e tij te fundit kryeministri Sali Berisha njëherazi edhe kryetar i Partisë Demokratike.
"Ne jemi ata që në katër vite ja dolëm, jemi ata që ëndrrat tona dimë t'i bëjmë realitet. Katër vite më parë për Shqipërinë dyert e integrimit për në Evropë po mbylleshin nga dita në ditë nga muret e krimit dhe korrupsionit.
Ne arrestuam me qindra banda. Qeveria u njoh si kampione në luftën kundër korrupsionit" tha Berisha.
"Pronarët Shqiptarë mos harroni kurrë se ne ju kthyem pronat se ne bëmë shqiptarë mbi 500 mijë pronarë.
Ne do t'i japim zgjidhje me të shkëlqyer ligjore pronave tuaja. Le të përfundojnë në afate dhe kohë procedurat ligjore të pronësisë.
Fermerë shqiptarë bashkohuni me ne se ne qëndrojmë prapa jush ne respektojmë frymëzohemi nga djersa juaj. Ne do bëjmë që fermat tuaja të konkurrojnë me sukses femrat evropiane" deklaroi kreu i Partisë Demokratike.
"Sonte uragani i fitores është shtruar në sheshin blu të fitores sonë. Në këtë fushatë jo vetëm në mitingje e në takime, por për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë me sms me telefon e me e-mail. Duhet tu shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që ju përgjigjën mesazheve të mia me mendime, mbështetje e inkurajime" u shpreh Berisha.
k.k/NOA