Uashington, 26 qershor, NOA - Kancelarja Angela Merkel është nisur sot drejt Uashingtonit, në vizitën e saj të parë në Shtëpinë e Bardhë qysh prej zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA-ve, Barack Obama.
Axhenda e parashikuar e vizitës parashikon një takim të saj vetëm për vetëm me Obamën.
Pas konferencës së përbashkët për shtyp në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë do të ketë edhe një drekë pune, ku do të jetë edhe ministrja e Jashtme Hilary Clinton. Sipas zyrës zë kancelares gjermane, problemet e klimës do të jenë tema kryesore e takimit në Uashington mes dy palëve, pasi në dhjetor pritet të nënshkruhet në Kopenhagen një marrëveshje e re për mbrojtjen e klimës në botë, e cila do jetë pasardhëse e protokollit të Kyoto-s.
n.e/NOA
Â