Tiranë, 26 qershor NOA - Dy persona të maskuar kanë vjedhur mëngjesin e sotëm një lokal të lojërave të fatit në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35 në ambientet e kazinosë së lojërave të fatit "Atex", në bulevardin Zogu i Parë, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë kërcënuar punonjësin e turnit, Altin Shimën.
Mësohet se Aktin Shimës i janë grabitur 40 mijë lekë dhe një telefon celular të cilin e kishte me vete.
Pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet të jenë mbështetur nga persona të tjerë të cilët sipas hetimit, ishin duke i pritur me një automjet.
Uniforma blu të komisariat numër 3 në kryeqytet kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe kanë marrë në pyetje punonjësin Shima, i cili ka treguar ngjarjen.
Po ashtu mësohet se policia ka sekuestruar edhe kasetat filmike, të kamerave të vendosura në këto ambiente.
Policia e Tiranës, tha se po punon për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
e.l/NOA
Â