English

Ministria e Shëndetësisë, marrëveshje bashkëpunimi me rajonin e Lombardisë

Tiranë, 26 qershor, NOA - Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë u nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me rajonin e Lombardisë në Itali, konkretisht Spitalit të Bashkuar të Bergamos.

"Kjo është një marrëveshje, me të cilën synojmë të thellojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të shëndetësisë, kryesisht në fushën e menaxhimit shëndetësor, në fushën e cilësisë së shërbimit shëndetësor, farmaceutikës", tha gjatë nënshkrimit të saj, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.

Marrëveshja u nënshkrua për 2 vjet dhe do të rinovohet automatikisht për 2 vjet të tjera, nëse palët kontaktuese do të bien dakord përsëri.Â

Ndër të tjera, ministrja ka shtuar se do të organizohen dhe vendosen bashkëpunime midis spitaleve të bashkuara, Qendrës Spitalore të Bergamos dhe spitaleve të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë, por dhe spitaleve të rretheve". Â

Sipas saj, aktualisht, është shfaqur dëshira dhe është mbuluar iniciativa për bashkëpunim në fushën e neurologjisë dhe obstetrikë gjinekologjikë.

"Këto bashkëpunime do të synojnë rritjen e shërbimit shëndetësor në këto dy fusha, në stimulimin e shërbimeve të reja, që praktikisht në Shqiëpri mund të mos ekzistojnë akoma, si dhe në trajnime afatshkurta të personelit pranë spitaleve të bashkuara dhe spitaleve të Bergamos. Gjithashtu, bashkëpunimi konsiston dhe në organizimin e ngjarjeve shkencore të përbashkëta, ku do të synojmë të këmbejmë eksperincat tona mbi bazën e një unifikimi të qëndrimeve diagnostike dhe terapeutike, në përshtatje me mundësitë dhe kushtet tona, por gjithmonë duke tentuar në një unifikim në rang europain", theksoi ka sqaruar efektet e marrëveshjes ministrja.

n.e/NOA

Â

KOMENTE