English

Partia Socialiste nis mitingun e fundit

Tiranë, 26 qershor NOA - Vetëm pak metra larg sheshit "Skënderbej" ku po zhvillohet mitingu i Partisë Demokratike, ka nisur mitigu i Partisë Socialiste.

Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" janë mbledhur me qindra simpatizantë të PS-së, ndërsa në podium po zhvillohet një koncert në pritje të fjalimit të kryetarit të PS-së.

Englantina Gjermeni, kandidate për qarkun e Tiranës, ka marrë fjalën e para e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste.

Pritet që fillimisht të marrin fjalën kandidatët kryesorë për deputet të Partisë Socialiste, dhe më pas pritet që kreu i kësaj partie, Edi Rama të mbajë fjalimin e tij i fundit i kësaj fushate.

k.k/NOA

KOMENTE