Dibër, 26 qershor NOA - "Ju sjell atmosferën e fitores për PDK dhe Partitë e Koalicionit "Poli i Lirisë", dhe atë e rigjej të konfirmuar këtu midis jush",- deklaroi nga Dibra Kreu Demokristian Nard Ndoka.
Ndoka theksoi se gjeografikisht PDK dhe aleatët e saj të koalicionit kanë parë në këtë fushatë një mbështetje absolute, nga Vlora, Fieri, Elbasani, Lezha, Shkodra, Korça, mbështetje që e rikonfirmoi edhe në Qarkun e Dibrës.
Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Ndoka shprehu besimin se në këto zgjedhje demokristianet do të jenë forca përcaktuese për mazhorancën e ardhshme qeverisëse.
"Ne nuk premtojmë mrekullira, por premtojmë që do të jemi një zë dhe mbështetje e fuqishme për të gjithë ju. Unë dua ti garantoj qytetarët e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë se vota për Partinë Demokristiane dhe kandidatet e saj është votë për garantimin e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtare, është votë për mirëqenien e çdo familje"- theksoi Ndoka
Ndoka nënvizoi se ndryshimi i vërtetë nuk është zgjedhja midis të keqes më të vogël, por zgjedhje e më të mirës së mundshme dhe PDK dhe Poli i Lirisë, përbëjnë sot zgjidhjen më të mirë të mundshme ne politiken shqiptare.
k.k/NOA
Â