Tiranë, 26 qershor NOA - Drejtorisë ë Policisë Qarkut Tiranë, ka reaguar sot pasdite në lidhje më me incidentet e mes saj dhe Partisë Socialiste në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
"Subjekti Politik Partia Socialiste, më datë 17.06.2009, ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, për zhvillimin e një tubimi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", por pa përcaktuar vendin konkret të zhvillimit të tij.
Nisur nga sa sipër, me iniciativën e Drejtorisë ë Policisë Qarkut Tiranë, është organizuar një takim sqarues në lidhje me rrethanat e zhvillimit të këtij tubimi dhe më datë 25.06.2009, Subjekti Politik Partia Socialiste me shkresën Nr.30, ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, për zhvillimin e këtij tubimi dhe vendosjen e tribunës përpara godinës së Kryeministrisë" thuhej në komunikatën e policisë së Tiranës.
"Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë, po më datë 25.06.2009, ka njoftuar subjektin politik Partia Socialiste se duke vlerësuar : Faktin se tubimi i parashikuar nga ana Partise Socialiste ka një shtrirje nga godina e Kryeministrisë e deri në afërsi të Galerisë së Arteve Figurative, faktin se pothuajse në të njëtin orar zhvillohet edhe një tubim tjetër i organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në sheshin "Skëndërbej", mundësinë e pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm të simpatizantëve të të dy subjekteve politike, në tubimet respektove, rrezikun e cënimeve të rënda të rendit publik si rezultat i afërsisë së vendeve të zhvillimit të tubimeve, pamundësinë e policisë për menaxhimin e bllokimin e turmave të përmasave të mëdha dhe domosdoshmërinë e zhvillimit normal të këtyre dy tubimeve përmbyllëse të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 28 Qershori 2009, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka vendosur të ndalojë zhvillimin e tubimit në vendin e kërkuar nga Partia Socialiste e Shqipërrisë dhe lejimin e zhvillimit të këtij tubimi në Sheshin "Nënë Tereza" dhe një pjesë të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" thuhej më tej në deklaratën e policisë së kryeqytetit.
Sipas deklaratës, Policia e Tiranës, ka ndërhyrë dhe ka penguar vendosjen e materialeve të mësipërme me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesve dhe simpatizanteve të Partisë Socialiste.
Në këto kushte, Policia ka marre masa për bllokimin e drejtimeve hyrëse në Bulevadin "Dëshmorët e Kombit", nga ura e Lanës deri në rrugën "Ismail Qemali", dhe për këtë ka shfrytëzuar edhe mjete ndihmëse të policisë rrugore (karotres dhe pengesa të tjera).
Por sipas policisë, me gjithë qëndrimin korrekt të forcave të policisë, ato janë provokuar e penguar nga drejtues dhe simpatizantë të Partisë së Socialiste të Shqipërisë.
"Sot më datë 26.06.2009, një grup simpatizantës të këtij subjekti politik dhe subjekteve të tjera, tentuan me forca të kalojnë pikën e bllokimin të policisë, por me gjithë veprimet antiligjore të kryera, ata nuk mundën të kalojnë këtë pikë bllokimi.
Gjendur në këto kushte dhe për të parandaluar, konfrontimin në mënyrë të vazhdueshme dhe me qëllim, çtensionimin e situatës, punonjësit e policisë, janë zhvendosur që të lejojnë kalimin e simpatizantëve dhe të mjetit që transportonte materiale për ngritjen e tribunës, për mitingun e kërkuar. Theksojmë se policia, në këtë shërbim, ka aktivizuar 126 punonjës policie dhe 20 automjete" thuhej më tej në deklaratën e policisë. Â
k.k/NOA
Â
Â