English

PS mbyll fushatën, Rama: Ngado në Shqipëri, revoltë e thellë për ndryshim

Tiranë, 26 qershor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, ka folur sonte në mbrëmje përpara një numri të konsiderueshëm militantësh e simpatizantësh, për një ndryshim që ai tha se do të ndodhë më 28 qershor.

Rama u shpreh i bindur se të dielën, shqiptarët do të votojnë që të jetë ai, kryeministri i ri i vendit.

"Keni 36 orë dhe mundësinë për ta bërë votën, fuqi të ndryshimit historik. 36 orë nga sot, ne do të kemi në dorë, jo një votë për të ndryshuar një qeveri me një tjetër, por të drejtën për të ndërruar faqe në historinë e kombit tonë", - deklaroi Rama.

Më tej, ai pohoi se "kaluan katër vjet që kurse e nisëm këtë rrugë së bashku, qytet më qytet dhe fshat më fshat. Dhjetëra minj zëra dhe histori njerëzore janë mbledhur në kujtesë".

Rama tregoi më pas se "ngado në Shqipëri, shihet një revoltë e thellë për ndryshim", duke paralajmëruar se tani, "mbeten 36 orë për të sjellë ndryshimin" dhe duke shtuar se "ne do ta fitojmë këtë betejë sepse për ne, Shqipëria qëndron përtej të majtës e të djathtës".

Më tej, përmes shumë përshkrimesh me nota letrare, Rama premtoi heqjen e barrierave evropiane për lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda zonës Shengen, si dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës në vend.

k.k/NOA

KOMENTE