Tiranë, 26 qershor NOA - Qeveria shqiptare, përmes Zëvendëskryeministrit Genc Pollo dh ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përfaqësuar nga Drejtoresha e USAID-it Roberta Mahoney nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (TIK).
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua sot në selinë e Këshillit të Ministrave në një ceremoni, ku ishin të pranishëm përfaqësues të kompanive që ofrojnë shërbime telekomunikimi dhe interneti në mbarë vendin.
Zëvendëskryeministri Pollo u shpreh se nënshkrimi me USAID-in i Memorandumit të Mirëkuptimit i hap rrugën një asistence të frytshme e të dobishme, që do të ndihmojë zhvillimin e infrastrukturës dixhitale në vend.
"Me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë, vendi ka hyrë në moshën dixhitale, duke pasur parasysh që kemi rritjen më të lartë në Evropë të penetrimit të internetit dhe sipas UN e-government Survey të vitit 2008, Shqipëria renditet e 86, ndër 180 vende, në krahasim me vendin 102, që mbante 4 vjet më parë," u shpreh Pollo.
Ndërsa Drejtoresha e USAID-it, Mahoney tha se "USAID-i është krenar që po e rrit përfshirjen e tij në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit përmes këtij memorandumi mirëkuptimi që po e nënshkruajnë sot këtu. Ne shpresojmë në lehtësimin e zhvillimeve në këtë fushë, që do të kenë një ndikim të shpejtë e kuptimplotë për qytetarët e Shqipërisë dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare."Â Â
k.k/NOA