Peqin, 26 qershor NOA - Parakalimi për makinat, ka vënë në rrezik jetën e një 35-vjeçari i cili është qëlluar në kokë me armë nga një person.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Pajovë të Peqinit kur ka nisur një sherr për motive të dobëta mes 35-vjeçarit Durim Sinani dhe Roland Sallufi.
Pas fjalëve të ndërsjella dyshohet se Sallufi ka qëlluar me armë në kokë 35-vjeçarin Sinani.
I dëmtuari u transportua menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilat nisën hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorin e plagosjes.
Burime nga policia thanë se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri mes dy personave për parakalimin e automjeteve të tyre.
Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes ndërsa po punon për kapjen e tij.
k.k/NOA