English

Shqipëria, ndër 23 vendet pjesëmarrëse të "Lojërave Mesdhetare" në Pescara

Pescara, 26 qershor, NOA - Shqipëria renditet ndër 23 vendet të cilat klasifikohen si pjesëmarrëse të edicionit XVI të "Lojërave Mesdhetare".

Bëhet e ditur se ato do të mbahen në Pescara të Italisë gjatë datave 26 qershor-5 korrik 2009 dhe për Shqipërinë kjo është hera e 7-të që merr pjesë në këtë kompeticion të madh ndërkombëtar.

Madje ajo ka marrë edhe 27 medalje në këto lojëra, të njohura për të gjithë rajonin e Mesdheut, mes tyre 3 ari, 10 argjendi dhe 13 bronzi.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se flamurmbajtësi shqiptar në ceremoninë e "Pescara 2009" është peshëngritësi i njohur shkodran Erkand Qerimaj.

Lojërat Mesdhetare "Pescara 2009" janë të 7-tat për Shqipërinë, ekipi i së cilës do të paraqitet në to me një rekord historik sportistësh e trajnerësh. 170 të tillë, në 17 disiplina sportive: Atletikë, Basketboll, Boks, Ciklizëm, Futboll, Gjimnastikë, Hendboll, Karate, Mundje, Qitje, Peshëngritje, Pingpong, Hipizëm, Not, Tenis, Volejboll, Xhudo.

n.e/NOA

Â

KOMENTE