Shkup, 26 qershor, NOA - Marrëveshja e re shqiptaro-maqedonase pritet të kalojë për miratim në strukturat e Partisë Demokratike Shqiptare, ka si qwllim kryesor tw saj parandalimin e shpërbërjes së Maqedonisë.
Njw fakt tw tillw e ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili shtoi ndwr tw tjera se nuk wshtw e vwrtetw qw kjo marrwveshje mund tw çojw drejt federalizimit. "Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është parandalimi i asaj që Maqedonia mund të shpërbëhet. Një ndër propozimet është de-etnizim të simboleve shtetërore, shteti multietnik duhet të ketë simbolika qoftë flamur, stemën, himnin e kështu me radhë, decentralizim i vërtetë, riorganizim territorial i pushtetit lokal që duhet ti përmbushë qëllimet apo parametrat demokrafik, gjeografik, parametrat e ndryshëm deri tek ndarja e vërtetë e buxhetit në aspektin edhe rajonal por edhe në aspektin e qytetarëve por edhe shumë çështje tjera" tha Thaçi. Sipas tij, ky kompromis bëhet vetëm për një qëllim, respektimi i paradigmës evropiane për Maqedoni multietnike.
:Faza tjetër mund të jetë fazë e injorimit total nga të gjithë faktorët. Unë paralajmëroj se po u refuzua kjo preventivë e fundit atëherë kapacitetet dhe energjitë e shqiptarëve në Maqedoni do të jenë për krijimin e shtetit shqiptar në Maqedoni. Ato etiketat tjera "bashkim me Shqipërinë" do të bien". Kreu i PDSH-së Thaçi tha se krahas këshilltarëve, ai është në kontakt dhe me faktorin ndërkombëtar për të diskutuar lidhur me propozimin.
n.e/NOA