English

Uithers zbret vetë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për konfliktin e PS-së me policinë

Tiranë, 26 qershor, NOA - Ambasadori amerikan, John Uithers ka mbërritur vetë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të parë vetë nga afër konfliktin e krijuar mes socialistëve dhe forcave të policisë pas konfrontimit për përgatitjet teknike mbi mitingun e paralajmëruar të PS-së para godinës së Kryeministrisë.

Ambasadori ka ecur drejt godinës së kryeministrisë për të parë realisht gjendjen në vendin ku sot pasdite është planifikuar të zhvillohet mitingu përmbyllës i Partisë Socialiste për fushatën elektorale.

"Kam ardhur të shoh nga afër atë që po ndodh këtu", është shprehur ai.

Ndërkaq, lideri i G99, Erjon Veliaj i ka shprehur ambasadorit shqetësim për situatën e krijuar.

n.e/NOA

KOMENTE