Durrës, 28 qershor NOA - Një aksident i rëndë ndodhi pak orë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ndodhi në orën 20.05 të së shtunës, në vendin e quajtur Maminas.
Burime policore nga vendi i ngjarjes, i thanë agjencisë NOA se automjeti i markës "BMW" me targa të huaja i cili po lëvizte me drejtimin Tiranë-Durrës, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 40-vjeçari Bujar Lala, lindur në Dibër dhe banues në lagjen 13 Plazh.
Ndërkohë, në aksident ashte plagosur edhe 27-vjeçari Edison Ypi i cili ndodhet në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit, për ndihmë mjekësore.
Gjjithashtu është plagosur rëndë dhe një shtetas tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.
Policia sqaroi se të tre të viktimat, një i vdekur dhe dy të plagosurit, po udhëtonin në te njëjtin mjet, atë me targa të huaja.
a.a/NOA