English

BE: Shkupi dhe Prishtina vendosin marrëdhëniet diplomatike mes tyre

Shkup, 27 qershor, NOA - Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere deklaroi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës është një çështje dobiprurëse për të dyja palët. "Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës është një çështje dobiprurëse për të dyja palët si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë socio-politik, deklaroi Erwan Fuere pas një takimi me kreun e BDI-së , Ali Ahmetin. Lidhur me kë të çështje të njëjtin mendim ka shprehur edhe kreu i BDI-së , Ali Ahmeti.

Në këtë takim me theks të veçantë është biseduar edhe për çështjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ku të dy bashkëbiseduesit u dakodruan se duhet të gjendet kompromis i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët, gjë që Maqedonisë do ti hapte dyert e integrimit në NATO dhe BE.

Ambasadori Fuere edhe njëherë theksoi se interesimi i faktorit ndërkombëtar në vend për ndjekjen e proceseve në Maqedoni nuk do mungojë dhe se përkrahja në proceset euro integruese të Maqedonisë do të vazhdojë në gjitha sferat tjera si në ekonomi, politikë dhe inkurajim të vendit për fqinjësi të mirë.

NOA-INA

KOMENTE