Tiranë, 27 qershor, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot publikisht ngushëllimet e tij mbi ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm amerikan, Majkëll Xhekson.
"Kryeministri mësoi me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm amerikan, këngëtarit të adhuruar nga qindra miliona të rinj dhe qytetarë në mbarë planetin", thuhet në deklaratën për shtyp, të publikuar nga zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, Juela Meçani.
"Me vdekjen e tij kënga dhe muzika amerikane dhe botërore humbën princin e tyre të shquar", thuhet ndër të tjera në mesazhin që kreu i qeverisë ka dërguar me një rast të tillë.
Duke shtuar se ai lutet së bashku me familjarët dhe fansat e tij në mbarë botën, që shpirti i këngëtarit të famshëm të gjejë paqen e amshuar.