English

Boshatisen plazhet, turizimi siguron të ardhura të ulëta nga kriza dhe i ftohti

Shkup, 27 qershor, NOA - Shiu i ditëve të kaluara dhe temperaturat relativisht të ulëta në këtë periudhë, kanë larguar pushuesit nga plazhi. Plazhet tani duken tërësisht të boshatisura.

Ashtu siç kishin paralajmëruar sinoptikët, koha me temperature relativisht të ulëta për këtë periudhë të vitit, gjatë sezonit turistik, e sidomos shiu që përfshiu tërë rajonin e Strugës dhe Ohrit, ka shkaktuar largimin e pushuesve nga plazhi.

Koha me shi, ka larguar pushuesit nga plazhet, që sot duken krejtësisht të zbrazëta dhe të zymta pa pushuesit që mbushnin, pasuroni, fisnikëronin dhe begatonin plazhet gjatë ditëve të kaluara.

Njoftimet nga shërbimet meteorologjike, bëjnë të ditur se kjo është valë kalimtare e gjendjes sinoptike që po mbretëron dhe nuk është aq shqetësuese, sepse kjo valë me shi dhe temperature të ulëta, është rezultat i një ndikimi atmosferik nga ciklonat kalimtare që ka përfshirë tërë rajonin.

Pritet që nën ndikimin e një anticiklone, të ndryshojë situata sinoptike dhe të sjellë valë të re, të kohës së kthjellët dhe me temperature më të larta dhe të rikthejë pushuesit në bregun e Liqenit të Ohrit.

Struga në planin për tërheqjen e mysafirëve, gjatë viteve të kaluara ka bërë edhe investime të mjaftuara me ambicje të mëdha turistike, për tërheqjen e mysafirëve, synim që në masë të madhe u "pengua" nga kontesti me pushtetin qëndror lidhur me menaxhimin e plazheve, që tashmë duket konsideruar si çështje të përfunduar.

NOA-INA

KOMENTE