Tiranë, 27 qershor, NOA - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka komunikuar publikisht sot se ky institucion ka arritur të akreditojë 5 mijë vëzhguesit e nevojshëm për procesin zgjedhor në vend.
"Ndihma e vëzhguesve, paraqitet mjaft e rëndësishme për votimet e 28 qershorit", mësohet të jetë shprehur kreu i KQZ-së.
Ndër të tjera, ai është shprehur se rezultatet nesër do të jepen në kohë reale nga qendrat e votimit.
"Qëllimi ynë është besueshmëria në proces dhe prandaj do të ketë transmetim direkt nga qendrat e numërimit të votave", ka thënë më tej Ristani.
Ndërkaq, mësohet se një reagim ka patur edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, sipas së cilës, zgjedhjet e lira do të përbëjnë një zhvillim të madh për vendin tonë.
n.e/NOA
Â