English

Policia dhe autoritetet e kufirit, angazhohen para OSBE për ruajtjen e votës

Gjirokastër, 27 qershor, NOA - Në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, të gjithë efektivat e policisë të planifikuar në ruajtien e qendrave të votimit, të qendrave të numrimit të votave dhe të komisioneve zonale, si dhe të gjithë punonjësit e policisë të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë në gjithë territorin e qarkut, kanë zhvlluar një takim paraprak edhe në prani të ekspertëve të OSBE-së, ku janë dhënë porositë e fundit në lidhje me këtë proces.

Drejtori i Policisë së Qarkut, Arben Hyseni ndër të tjera u ka kërkuar të gjithë efektivave të zbatojnë me përpikmëri ligjin duke siguruar rendin dhe sigurinë për një proces sa më të qetë dhe të sigurt.

Një porosi tjetër u dha përsa i përket uniformës dhe pamjes së jashtme që punonjësit e policisë duhet të kenë gjatë procesit zgjedhor .

Shefi i zyrës Rajonale të OSCE, ka theksuar se ky proces është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe policia duhet të japë kontributin e saj duke zbatuar ligjin në këtë proces. Ai ka falënderuar policinë e Qarkut dhe të Kufirit për sjelljen dhe zbatimin e ligjit gjatë fushatës elektorale duke u kërkuar që të sillen dhe të zbatojnë ligjin deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit ka theksuar faktin që siç jemi bashkarisht jemi të angazhuar në procesin zgjedhor, ashtu jemi bashkarisht të dy drejtoritë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe në marrjen e masve të përbashkëta në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër e akset rrugore.

Më pas të gjithë punonjësit e policisë kanë marrë librin e xhepit me detyrat e punonjësit të policisë për zgjedhjet.

Rreth orës 11.00, do të fillojë shpërndarja e punonjësve të policisë për në qëndrat e votimit ku në orën 20.00, të ditës së sotme do të marrin në dorëzim objekte zgjedhore.

n.e/NOA

KOMENTE