English

Aksident, katër kosovarë mes tyre dy fëmijë u plagosën rëndë

Lezhë, 28 qershor NOA - katër persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit të ndodhur pak orë më parë në autostradën Rrëshen-Kalimash, në vendin e quajtur devijimi i rrugës në fshatin Geziq.

Aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e përplasjes së mjetit tip-Opel me targe 540 KS 800, që drejtohej nga 76-vjeçari Bujar Mema, banues në Kosovë, me mjetin tip-Fiat Tipo me targë TR 6467 L, që drejtohej nga 42-vjeçari Spartak Hyka, banues në Tiranë.

Si pasojë janë aksidentuar shtetasit Lutfi Hyka, 75-vjeç, Bajram Hyka, 67-vjeç, Alena Hyka, 2-vjeçe dhe Anisa Hyka, 7-vjeçe si dhe drejtuesi i mjetit tip-Fiat, Spartak Hyka dhe ndodhen në spitalin e Rrëshenit duke marrë mjekim, ndërsa mësohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

k.k/NOA

KOMENTE