English

Dhjetori '90-28 Qershor 2009, si ka evoluar politika në Shqipëri

Tiranë, 28 qershor NOA/Reuters - Shqiptarët votojnë të dielën në zgjedhjet e rregullta parlamentare, që vendosin përballë njëri-tjetrin Partinë Demokratike në pushtet të kryeministrit Sali Berisha dhe opozitën e majtë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës.

Më poshtë vijon një kronologji e zhvillimeve politike në Shqipëri që pas vdekjes së diktatorit stalinist Enver Hoxha në vitin 1985 dhe zëvendësimit të tij nga Ramiz Alia në të njëjtin vit.

Dhjetor i vitit 1990 - Pasi protestat popullore realizuar përmbysjen e komunizmit në Gjermaninë Lindore dhe në vende të tjera satelitë të ish-Bashkimit Sovjetik, studentët shqiptarë filluan lëvizjen dhe demonstratat në Tiranë për të kërkuar fundin e diktaturës.

Mars - Dhjetor të vitit 1991 - Komunistët e Ramiz Alisë fitojnë shumicën në zgjedhjet parlamentare, por grevat dhe demonstratat që pasuan detyrojnë kabinetin të japë dorëheqjen brenda pak javësh.

Qershor 1991 - Partia Komuniste braktis të kaluarën e saj dhe ndërron emrin duke u quajtur Partia Socialiste dhe drejtimi i saj merret nga Fatos Nano.

Mars i vitit 1992 - Me mbështetjen e hapur të SHBA-së, partia opozitare Demokratike arrin një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Sali Berisha zgjidhet presidenti i parë jokomunist i Shqipërisë.

Maj - Qershor i vitit 1996 - Demokratët e Berishës shpallin fitoren në zgjedhjet parlamentare, për të cilat Socialistët pretendojnë se ishin të manipuluara. Berisha pranon rizhvillimin e zgjedhjeve në disa zona zgjedhore.

Janar - Maj të vitit 1997 - Kompanitë e skemave piramidale falimentojnë duke u pasuar nga protesta të dhunshme. Një mision ndërkombëtar dislokohet në vend për rivendosjen e rendit.

Qershor - Korrik të vitit 1997 - Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe Nano rikthehet në politikë në postin e kryeministrit.

Shtator të vitit 1998 - Vritet Azem Hajdari, bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës. Nano jep dorëheqjen dhe zëvendësohet nga një tjetër Socialist, Pandeli Majko.

Tetor i vitit 1999 - Pandeli Majko jep dorëheqjen pasi humb postin e kryetarit të partisë përballë Nanos dhe zëvendësohet nga Ilir Meta.

Meta nis refoma në ekonomi, sektorin publik dhe në sistemin gjyqësor.

Korrik i vitit 2001 - Meta arrin një fitore të vështirë në zgjedhjet e përgjithshme.

Janar i vitit 2002 - Meta humb garën për pushtet përballë Fatos Nanos dhe jep dorëheqjen, ndërkohë që Majko merr detyrën e kryeministrit.

Korrik i vitit 2002 - Parlamenti zgjedh ish-ministrin e Mbrojtjes, Alfred Moisiun si presidentin konsensual të vendit. Majko jep dorëheqjen dhe Nano emërohet kryeministër për herë të tretë.

Janar i vitit 2003 - BE-ja nis negociatat zyrtare me Tiranën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, hapi i parë për anëtarësimin eventual në BE.

Shkurt i vitit 2004 - Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Nanos, duke e akuzuar për keqmenaxhim të ekonomisë dhe korrupsion.

Gusht i vitit 2004 - Ish-kryeministri Meta formon Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Prill i vitit 2005 - Moisiu shpall 3 korrikun si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Shtator i vitit 2005 - Qeveria demokrate e Sali Berishës merr pushtetin pas tetë vjet qëndrimi në opozitë.

Qershor i vitit 2006 - Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit duke hedhur hapin e parë drejt anëtarësimit në BE. Berisha dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Olli Rehn nënshkruajnë Marrëveshjen në Luksemburg.

Qershor i vitit 2007 - Presidenti amerikan, George W. Bush bëhet lideri i parë amerikan, i cili viziton Shqipërinë.

Korrik i vitit 2007 - Parlamenti zgjedh në postin e presidentit zëvendëskryetarin e DP-së, Bamir Topi, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme, që do të vononin reformat e filluara për anëtarësimin në BE dhe NATO.

Prill i vitit 2009 - Shqipëria pranohet si anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Prill i vitit 2009 - Shqipëria aplikon për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

28 Qershor i vitit 2009 - Zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

KOMENTE