Gjirokastër, 28 qershor NOA - Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri për parakalimin e makinave.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur "Ish-Kinemaja", në qytetin e Tepelenës, ka ndodhur një sherr midis dy personave.
Burime zyrtare të policisë thanë për agjencinë e lajmeve NOA thanë se Jani Rrapaj, i 27-vjeç dyshohet se është goditur me kaçavidë nga 38-vjeçari Gazmen Sakaj.
Mësohet se Rrapaj ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip-Fiat me targa greke EYN 21 24, kur kishte bllokuar rrugën, pasi bënte muhabet me një shokun e vet.
Ndërkohë që i cili drejtonte automjetin tip-Ford me targa TP 03 70 B, ishte duke lëvizur në këtë segment rrugor dhe pasi i ka rënë disa herë borisë, Rrapaj nuk e ka hapur rrugën dhe për këtë është fyer nga Sakaj.
Por me të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe 27-vjeçari, ndërsa vetëm pak sekonda më pas ka parë 38-vjeçarin t'i afrohej me një kaçavidë në dorë.
Ai e ka goditur një herë me kaçavidë në pjesën e barkut.
Sipas policisë Sakaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tepelenë ndërsa Rrapaj u ansportuar për në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe s'ka asnjë rrezik për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për ndjekje në gjendje të lirë për shtetasin Gazmend Sakaj.
k.k/NOA