Korçë, 28 qershor NOA - Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat një 43-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me grushte një 48-vjeçar.
Burime nga policia thanë se ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur fshati "Sul" Devoll kur është goditur me grushte 48-vjeçari Halil Pajo.
Pasditen e sotme policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar i cili rezulton të jetë Eduart Hyska.
Sipas policia ngjatja ndodhi pas një konflikti për motive banale, në kohën që autori i dyshuar po udhëtonte me automjetin e tij së bashku me shtetasin Mentor Hajderlli, kur një tjetër automjet i kishte zënë rrugën.
Pasi i kanë rënë bories së automjetit me qëllim që Halil Pajo, të hapte rrugën, ky i fundit sipas policisë jo vetëm që nuk ka hapur rrugën, por ka filluar që të konfliktohet me Hyskën.
Konflikti ka degjeneruar deri në goditjen me grushte në drejtim të Pajos.
Policia kreu të gjitha veprimet hetimore e proceduriale për veprën penale të "Dëmtimeve të tjera me dashje".
k.k/NOA