Prishtinë, 28 qershor, NOA - Zgjedhjet në Shqipëri po ndiqen me mjaft interes edhe në Kosovë. Përveçse kryefjala e medieve vendase, ato janë edhe në qendër të deklaratave të politikanëve kosovarë.
Drejtuesit më të lartë të Kosovës në përgjithësi kanë theksuar rëndësinë e madhe që kanë për Shqipërinë dhe shqiptarët zgjedhjet e sotme parlamentare, pa treguar preferenca të caktuara për partitë politike në garë. Nga ana e tij, mësohet se presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se ''zgjedhjet e 28 qershorit janë kohë e testimit të Shqipërisë në vlerat e demokracisë''. ''Shqipëria do të hyjë në një etapë të re të zhvillimeve edhe më dinamike, të progresit dhe kjo do të ndihmojë edhe në shkurtimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian'', deklaroi presidenti Sejdiu. Sipas tij, këto zgjedhje 'një eveniment kyç dhe tepër i rëndësishëm për etapën e re të zhvillimit të Republikës së Shqipërisë'. n.e/NOA
Â