Prishtinë, 28 qershor, NOA - Kosova ditën e nesërme do të konsiderohet në mënyrë zyrtare si anëtarja më e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas kësaj, i bie që Kosova të jetë anëtari i 186-të i organizatës ndër më të rëndësishmet financiare të botës.
Dita e hënë përkon në fakt edhe me firmosjen e dokumentave të fundit të marrëveshjes me FMN-në nga ana e autoriteteve kosovare.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar Kosovës, vendit me të varfër në Evrope anëtarësim, që muajin e shkuar.
Për Kosovën qenia anëtar i FMN-së është një arrije e madhe pasi vendi ende nuk njihet ga gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara.
n.e/NOA