Tiranë, 28 qershor NOA - Një zjarr dhe tym i dendur ka mbuluar për disa minuta pak më parë qendrën e Tiranës, duke shkaktuar fillimisht dyshime për një zjarr me pasoja.
Në të vërtetë doli se bëhej fjalë për djegien e vullnetshme të një bunkeri me lëndë polisteroli që ishte ndërtuar në mënyrë simbolike në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Bunkeri u përfshi nga flakët në orën 20.40 dhe menjëherë më pas lëshoi shtëllunga të forta tymi të zi të cilat u ngritën në një lartësi të konsiderueshme, për të venitur pak minuta më pas.
Ideator dhe drejtues i nismës për të ndërtuar një bunker demonstrativ me lëndë polisteroli (bukëpeshku), ishte drejtuesi i Lëvizjes "Zgjohu" Altin Goxhaj, i cili duke folur për mediat, këmbënguli se djegia e bunkerit nuk shkaktoi dëm ekologjik.
e.l/NOA