Shijak, 28 qershor, NOA - Në lagjen nr. 4 të Shijakut është gjetur i vetëvarur me litar nejloni në banjë 50-vjeçari Agron Shahini, lindur dhe banues në Shijak, i martuar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima para se të kryente aktin e vetëvarjes ka prerë damarët e duarve me nje thikë të vogel dhe më pas viktima ka lidhur në ganxhën e dushit një litar nejloni ku dhe është varur.
Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se shkaku i kryerjes së aktit të vetëvarjes është se viktima vuante nga sëmundja e depresionit nervor, gjë për të cilën dhe kurohej.
n.e/NOA