English

Boris Tadiç: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do vendosë kundër Kosovës

Beograd, 29 qershor, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se vendi i tij do të jetë i gatshëm të zhvillojë negociata me Kosovën, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me pavarësinë e Kosovës.

"Jam i bindur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë se deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare", i tha Tadiç shtypit beogradas. Ai, më tutje, theksoi se disa vende që e kanë njohur Kosovën, ndoshta do ta "rishqyrtojnë vendimin e tyre".

"Por, më e rëndësishmja është se vendimi i gjyqit do të paraqesë mundësi për negociata të reja", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE