English

Gripi i derrit mbërrin në Maqedoni, një djalosh 4-vjeçar e mori në Australi

Shkup, 29 qershor, NOA - Ministria e Shëndetësisë ka vërtetuar infektimin e një katërvjeçari me virusin H1N1 apo të ashtuquajturin "gripi i derrave". Pacienti, të cilit i janë bërë analizat e para dhe që kanë rezultuar pozitive, kishte udhëtuar këto ditë nga Australia në Maqedoni.

Por, ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani deklaroi se konfirmimi i saktë për këtë rast do të bëhet pas analizave të bëra në një institut prestigjioz të Londrës.

"Rezultatet e para të analizave tregojnë praninë e virusit tek fëmija. Janë ndërmarrë të gjitha masat për të pasur nën kontroll këtë rast" , ka deklaruar ministri shëndetësisë Bujar Osmani.

Deri tani në Maqedoni janë hospitalizuar mbi 10 persona me dyshime se janë të infektuar nga virusi H1N1, mirëpo të gjitha rastet kanë rezultuar negative, për veç infektimit të 4-vjeçarit që kishte udhëtuar nga Australia.

n.e/NOA

KOMENTE