English

Irani liron 5 punonjësit e ambasadës britanike në arrest për prani në protesta

Teheran, 29 qershor, NOA - Irani ka liruar 5 nga 9 punonjësit e ambasadës britanike të arrestuar në kryeqytetin e vendit, të akuzuar për përfshirje në protestat e opozitës, ndërsa bëhet e ditur se 4 persona të tjerë po merren ende në pyetje.

Ndërkaq, nga ky vend mbërrin lajmi se organizmi që mbikqyr zgjedhjet, Këshilli i Gardianëve ka filluar një numërim të pjesshëm të votave, por kandidati i opozitës, Mir Husein Mousavi e ka hedhur këtë poshtë duke thënë se zgjedhjet duhen anulluar.

Nga ana e tij, Irani zyrtar ka deklaruar se nuk ka ndërmend të mbyllë ambasadat në Teheran dhe as të ulë marrëdhëniet e tij diplomatike me Britaninë e Madhe apo me vendet e tjera të huaja.

"Nuk ekziston asnjë projekt aktualisht për mbylljen e ndonjë ambasade cilado qoftë ajo apo për pakësimin e marrëdhënieve tona diplomatike me ta", tha Hassan Ghashghavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i pyetur gjatë një konference shtypi lidhur me mundësinë e mbylljes së ambasadës së Britanisë së Madhe. n.e/NOA

KOMENTE