Tiranë, 29 qershor NOA - Kompania e telefonisë celulare AMC ka vendosur të bëjë të lumtur abonentët e saj What's UP me një ofertë të jashtëzakonshme.
Këtë verë, i gjithë komuniteti What's Up mund të flasë gjatë gjithë ditës dhe natës me 0 lekë/min brenda grupit. Njëkohësisht këta abonentë do të përfitojnë falas internet dhe Zlango.
Burime zyrtare nga kompania, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, se të gjithë abonentët What's Up që do të rimbushin llogarinë me 800 lekë ose më shumë do të flasin brenda grupit me 0 lekë/min, ditë e natë përgjatë një muaji, dhe do të paguajnë vetëm 3 lekë për çdo telefonatë.
Gjithashtu ata përfitojnë falas 100 MB internet në celularin e tyre. Nëse nuk e kanë aktivizuar akoma shërbimin e internetit, abonentët What's Up mund të dërgojnë fjalën "Internet" si SMS në numrin 1510 ose të hyjnë në menynë AMC Easy (#100#) dhe e aktivizojnë falas internetin në celular.
Abonentët What's Up mund të dërgojnë mesazhe Zlango sa të dëshirojnë, për një muaj rresht nga dita e rimbushjes.
Për të aktivizuar shërbimin Zlango, mjafton të dërgojnë fjalën "Zlango" si SMS në numrin 15155 ose të hynë në menynë AMC Easy (#100#). Të gjitha mesazhet Zlango të kësaj oferte janë falas brenda rrjetit AMC.
"Abonentët What's Up janë pjesë e komunitetit më të madh në vend, të atij komuniteti që ofron tashmë mënyrat më të lira e të larmishme të komunikimit", - evidenton kompania.
/e.l/k.k/NOA/